GOSS-BIZ 31 Maj 2023, 10:00

Jeni gati? Bebe Rexha ka gati këngën e saj të parë në shqip!

Jeni gati? Bebe Rexha ka gati këngën e saj të parë në

Të gjithë e kemi kërkuar dhe ja ku na e plotësoi dëshirën! Bebe Rexha sapo na ka zbuluar se ka gati një këngë në gjuhën shqipe dhe duket një hitttt.

”Të dua”, titullohet projekti i artistes shqiptare me famë botërore. Bebe ka zbuluar një fragment nga projekti i saj me Dj Gimi, i cili flet për një histori dashurie.

”A e di sa shumë të dua”, dëgjohet të thotë Bebe në gjuhën shqipe, e duhet pranuar se i shkon shumë këndimi në shqip.

Por Bebe ka vetëm një dilemë: nëse duhet ta publikojë këtë projekt dhe ne mund të bërtasim një "PO" të madhe.