GOSS-BIZ 21 Mars 2026, 12:22

Je beqar? “Ngacmimet” mes Nik Xhelilaj dhe Luana Vjollca bëjnë konfuz rrjetin

Je beqar? “Ngacmimet” mes Nik Xhelilaj dhe Luana Vjollca

Filmi “Police për Jetë” ka tërhequr vëmendje ditët e fundit duke qenë se publiku po bëhet gati për premierën por deri mëntani kanë parë vetëm trilerin dhe disa intervista spontane të filmuara mes Luana Vjollcës, Nik Xhelilajt dhe Olsi Bylyku. Treshja kanë krijuar një atmosferë super të lirshme, duke e kthyer çdo video në një moment plot humor dhe batuta.

Mes ngacmimeve dhe reagimeve pa filtra, intervistat marrin drejtim të paparashikueshëm, me replika që vijnë natyrshëm. 

Një nga momentet më të komentuara ishte “pyetja e 100 milionë dollarëve”, kur Xhelilaj u pyet për statusin e tij dhe u përgjigj: “single”. Por loja nuk mbaroi aty ai ia ktheu menjëherë të njëjtën pyetje Luanës, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes.

Luana, si gjithmonë, e menaxhoi situatën me sportivitet dhe humor, duke e kaluar me stil pa dhënë një përgjigje të prerë

ose thënë ndryshe, duke lënë publikun të bëjë “detyrat e shtëpisë” vetë. 

Në prag të premierës më 27 mars, “Police për Jetë” po vjen jo vetëm me aksion në ekran, por edhe me shumë energji dhe të qeshura që kanë nisur që në prapaskenë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by POLICË PËR JETË (@policeperjete)