GOSS-BIZ 30 Maj 2023, 16:35

Janë ndarë apo jo? Vivien dhe Getinjo "kapen mat" në Ferizaj!

Janë ndarë apo jo? Vivien dhe Getinjo "kapen mat" në

Disa javë më parë në media u përfol një ndarje e mundshme e ciftit të krijuar në "BBVK", Getinjo-Vivien, ndërsa ishte kjo e fundit që më pas e konfirmoi lajmin, duke sqaruar cdo dyshim dhe duke thënë se romanca mes tyre kishte marrë fund. Të njëjten gjë e bëri më pas edhe Getinjo, megjithatë duket se ndarja nuk është edhe aq e vërtetë. 

Kështu, një video e postuar nga "Indeksionline" tregon se dyshja është "kapur mat" në Ferizaj, në qytetin e reperit, video që i tregon shumë të afërt dhe që nuk të jep përshtypjen që janë ndarë. 

Megjithatë nuk duhet nëse video-ja është e kohëve të fundit apo e e bërë më parë dhe nëse është e këtyre ditëve, kemi disa dyshime. Mund të jetë thjesht një kafe miqësore, mund të jetë që po përpiqen të rikthehen ose që ndarja ka qenë një strategji e mirë marketingu për post-Big Brother. 

Presim e të shohim. /News31