Ikona e "Sex and the City", Samantha Jones, rikthehet në serial!

Vazhdimi i "Sex and the City", seriali "And Just Like That", nuk ka qenë njësoj pa prezencën e Samantha Jones, ikonën e shfaqjes televizive që ndër vite ishte kthyer në një prej personazheve më të paharrueshëm të ekranit falë batutave dhe ngjarjeve ku bëhej pjesë.
Megjithatë, edhe pse kishte deklaruar se nuk do t'i kthehej më asnjëherë këtij produksioni, aktorja Kim Cattrall, që portretizon Samantha-n, për surprizën e të gjithëve është rikthyer si pjesë e serialit. Një copëz nga skena ku do të luajë Samantha është bërë virale në rrjetet sociale, teksa fansat janë vërtetë shumë entuziastë, ndërkohë që sipas "Variety", Kim do të luajë vetë këtë skenë dhe kjo është vetëm një paraqitje e shkurtër e aktores për kënaqësinë e ndjekësve.
Sipas zërave, ajo e xhiroi skenën në mars të vitit 2022 në New York, pa dijeninë e kolegëve, përfshirë edhe Sarah Jessica Parker, pra edhe për vetë protagonisten ka qenë një surprizë, ndërsa në këtë skenë Samantha, e cila në serial është zhvendosur në Londër, bën një bisedë në telefon dhe kamera e fokuson.
Ndërkohë sa i takon karrierës së Cattrall, ajo është duke xhiruar filmin “About My Father”, krah Robert De Niro-s.
/News31