GOSS-BIZ 28 Maj 2023, 17:55

“Ik puno”/Pas përplasjeve në rrjetet sociale, Nita dhe Bledi përballen me njëri-tjetrin

“Ik puno”/Pas përplasjeve në rrjetet sociale, Nita dhe

Nita Latifi dhe Bledi Mane, dy ish-banorët e “Big Brother Vip Albania" duket se nuk kanë raporte të njëjta siç kanë pasur brenda shtëpisë. Në jetën reale, dyshja ka pasur herë pas here përplasje me ofendime në rrjetet sociale. Dhe ofendimet nuk mbetën vetëm virtualisht!

Të ftuar ditën e sotme në rubrikën “Në trotuar” në "E Diell", Bledi dhe Nita janë përplasur sërish.

Të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin se po përdorin situatën, ndërsa gazetari Mane e ka këshilluar këtë të fundit që ta përdorë famën për përfitime.

Pjesë nga biseda:

Bledi Mane: Nita përdore famën për përfitime, mos rri të merresh me mua.

Nita: Kush po merret, je ti ai që po bën statuse dhe më nxjerr në story momentet e dasmës në BB.

Bledi: Boll se le nam, ik puno lëri këto tani, je 24 orë në vëmendjen e mediave. Rritu!