GOSS-BIZ 14 Shtator 2023, 11:26

I quajti vajzat k*rva, debat i ashpër virtual mes Sergeit dhe Ildës!

I quajti vajzat k*rva, debat i ashpër virtual mes Sergeit dhe Ildës!

Sergei ishte konkurenti i parë i cili u eliminua nga vila e dashurisë së “Love Island”. Ai ishte cift me Ildën gjatë javës së parë, por në mbrëmjen e Prime, as Ilda dhe as vajzat e tjera nuk e zgjodhën ish-banorin.

Gjatë daljes së tij, një moment i Sergeit ka bërë xhiron e rrjetit. Teksa takon një nga miqtë e tij brenda vilës, me zë shumë të vogël, i afrohet pranë veshit dhe shprehet për vajzat e vilës me termin “k*rvat”.

Edhe pse banorët që ishin aty, askush nuk e dëgjoi, publiku ka qenë tejet i vëmendshëm. E padyshim kjo gjë ka mbërritur edhe te të afërmit e Ildës. 

Ditën e sotme, personi që menaxhon Instagramin e Ildës, ka reaguar kundër Sergeit përmes disa shkrimeve, duke u shprehur se Ilda nuk ishte e detyruar ta zgjidhte dhe fjala që ka përdorur ai është shumë e rëndë.

I quajti vajzat k*rva, debat i ashpër virtual mes Sergeit dhe Ildës!

I quajti vajzat k*rva, debat i ashpër virtual mes Sergeit dhe Ildës!

Më tej, Sergei i është përgjigjur këtyre shkrimeve, duke u shprehur se po sulmohet nga të gjitha anët. Ai pretendon se ka momente të cilat nuk janë shfaqur në ekran dhe prandaj askush nuk është në brendësi të raportit që ai pati me Ildën. Shkrimin e tij ai e mbyll duke thënë se gjithcka do të sqarohet në Prime.

I quajti vajzat k*rva, debat i ashpër virtual mes Sergeit dhe Ildës!

E mesa duket, këtë të dielë na presin diskutime të forta për temën e cila u bë kryefjalë e javës.