GOSS-BIZ 28 Maj 2023, 14:39

“Gratë janë njësoj vetëm flokët ju ndryshojnë”, te këshilla e Mc Kreshës për Ledrin do ta gjejnë veten të gjithë ata që janë të martuar

“Gratë janë njësoj vetëm flokët ju

Ditën e sotme, "N'majë t'gjuhës" pati një të ftuar shumë special. Përballë Xheraldina Vulës qëndronte Ledri Vula. Përballë mamasë së tij, reperi foli për jetën private, karrierën e albumin e ri.

Por ashtu si të gjithë të ftuarit e tjerë, edhe Ledri u vendos përballë lojës "Mesazh pa zarar". Mesazhi që ai duhet tu dërgonte 5 miqve ishte.

"Rib, kallxom bre qysh me ja bo me këto dy të mijat. Sara me një anë, nana me një anë, me tripa të vetë. Me ja majt anën Sarës idhnohet nana, me ja majt anën Xherit idhnohet Sara. Aiiii, qysh po ja del ti bre se unë bash kërkah s'jam."

Një ndër miqtë që Ledri zgjodhi ishte reperi Mc Kresha, i cili është gjithashtu i martuar. Dhe "këshilla" që ai i dha mikut të tij për këtë "problem" ishte epike.

"Oo shpirti jem mos u shqetëso se krejt jemi me një kazan. Krejt gratë janë njësoj janë, veç pamjen e kanë ndryshe. Nëse flet dot, më telefono dhe flasim", shkroi Kresha duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.