GOSS-BIZ 31 Maj 2023, 18:52

"Gjithmonë jam ndjerë se duhet të vendos 'kostumin e njeriut'"- Sia zbulon se është diagnostikuar me autizëm

"Gjithmonë jam ndjerë se duhet të vendos 'kostumin e

Dy vite pasi kërkoi falje publikisht për mënyrën se si e shfaqi autizmin në filmin e 2020-ës, “Music”, ku kishte rolin e regjizores, Sia ka zbuluar se së fundmi është diagnostikuar vetë me autizëm. Në një intervistë tek “Rob Has a Pdocast”, këngëtarja tregoi me detaje ngjarjet e fundit personale pasi mori diagnozën, duke bërë me dije: “Për 45 vite kam menduar gjithmonë: ‘Duhet të vendos ‘kostumin e njeriut; Dhe vetëm në dy vitet e fundit jam bërë tërësisht vetvetja.”

Ndjenja që përshkroi, që duhet të luante ‘rolin” e njeriut, në vend që të ekzistonte si një e tillë, përkon me praktikën e të maskuarit të autizmit të saj. I referuar po ashtu si “kamuflazh”, ky term shpjegohet si veprimi koshient ose jo koshient i të mbuluarit të sjelljeve autike, në mënyrë që të jesh pjesë e sjelljes neurotipike të njerëzve. Edhe pse mund të diagnostikohet që në moshë të vogël, natyra e spektrit autik lë vend për një diagnostikim edhe në faza të vona të jetës.

“Jam në spektër, jam në terapi dhe ka shumë gjëra që duhet të marr në konsideratë”- tha Sia, teksa po ashtu zbuloi se është esëll, duke nënkuptuar që po lufton edhe nje betejë kundër alkoolizmit:

“Askush nuk mund të të dojë si duhet kur jeton me sekrete dhe..teksa jeton në turp. E kur mund të ulemi në një dhomë plot me të huaj dhe mund t’i themi sekretet tona më të errta e më të thella, dhe të gjithë qeshin bashkë me ne, nuk ndihemi si të pavlerë për herë të parë në jetë dhe ndjejmë se mund të shihemi për herë të parë në jetë si vetvetja, vetëm athërë mund t’i shfaqemi botës si njerëz, si qenie njerëzore me zemër dhe pa pretenduar se jemi diçka tjetër.”

Shumë prej reagimeve negative që mori për punën në “Music”, e cila kishte për protagonist Maddie Ziegler, Sia i mori pasi zgjodhi një aktore neurotipike për të portretizuar një vajzë me autizëm. Në 2021, pasi filmi u nominua për dy Golden Globes, Sia kërkoi falje në Twitter, para se ta mbyllte profilin e saj në këtë rrjet social.

“Planifikoj që t’i heq disa skena të filmit, dëgjova njerëzit e gabuar dhe kjo është përgjegjesia ime, qartësisht nuk kam bërë një kërkim të mirë”- tha artistja në atë kohë, edhe pse kishte këmbëngulur më parë që njerëzit duhet ta shihnin njëherë filmin dhe pastaj ta gjykonin.

/News31