Çfarë ka ndodhur mes tyre? Brenda "dramës" mes Luiz Ejllit dhe Adi Krastës!

Nëse keni qenë të vëmendshme gjatë rrugëtimit të Luiz Ejllit në "BBVIP", këngëtari ka shprehur më shumë se njëherë pakënaqësinë ndaj talent show-t "Ethet e së Premtes", program që ai e fitoi, por që ka treguar se nuk i mori asnjëherë paratë e cmimit të madh. Për këtë ai akuzoi produksionin, duke përmendur edhe emrin e Adi Krastës aty, madje për ata që vërtetë kanë qenë të vëmendshme ka bërë edhe aludimin se "Krasta i mbajti paratë për të blerë një makinë për vete", por le të mos dalim në përfundime se le të mos harrojmë se Luizi ka thënë shumë gjëra në Big Brother.
Gjithsesi, po të kthehemi pas në kohë, teksa gazetari i njohur prezatonte festivalin e RTSH, kur vetë Luizi merrte pjesë me projektin "Ra një yll", në bashkëpunim me Rezarta Smajën, ai as nuk e përmendi emrin e Ejllit, madje në të dyja netët e festivalit. Gjë që do të thotë se mes tyre kishte ndodhur vërtetë një konflikt.
Po ashtu mbrëmjen e djeshme, kur Krasta në programin që drejton tani kishte të ftuar Eva Alikajn dhe teksa e pyeste për eksperiencën në "BBVIP", në momentin kur aktorja nisi të fliste për Luizin ai e ndërpreu duke thënë që të mos përmendte asnjë emër tjetër pasi pyetja ishte vetëm për të.
Pra le të themi që mes Luizit dhe Krastës ka ndodhur vërtetë dicka dhe dicka e rëndësishme pasi bëhet fjalë për "dramë" tashmë shumë-vjecare. A mund të ketë të bëjë me cmimin e "Etheve", me festivalin apo me dicka tjetër? Këtë mund ta tregojnë vetë protagonistët, ndoshta vetëm Luizi meqë Adi nuk i përmend as emrin.
/News31