GOSS-BIZ 15 Korrik 2022, 20:10

Fansat janë të bindur se kënga e re e Mozzik i dedikohet Loredanës!

Fansat janë të bindur se kënga e re e Mozzik i dedikohet

Ditën e djeshme Mozzik ka publikuar projektin më të ri muzikor, "Bespreme", dhe fansat janë të bindur se kënga i dedikohet ish-partneres, Loredanës. Ok është e vërtetë që fansat e secilës palë i kanë shumë qejf dramat dhe si ti krijojnë ato, megjithatë sapo reperi bëri me dije se kënga e re do të kishte këtë titull, nisën aludimet se ishte vërtetë për nënën e vajzës së tij. Ndoshta ka ndikuar edhe intervista e fundit e Loredanës ku nuk u shpreh edhe aq mirë për Mozzik. 

Megjithatë njerëzit janë më të bindur tani se projekti është një dedikim, pasi kanë dëgjuar edhe tekstin e këngës. “Ti ki qef me mpa tu vujt. E për inati tem shkon ja jep ti gjithkujt”, thotë Mozzik, ndërsa përmend edhe "pikën në buzë". Ndoshta këtë pikë në buzë:

Fansat janë të bindur se kënga e re e Mozzik i dedikohet

Disa nga komentet e fansave në postimin e Instagram ku reperi promovon këngën janë:  “Loredana left the chat”, “Loredana pikën në buzë” apo “Loredana bespreme” dhe për ta mesa duket kuptimi i këngës së re është shumë i qartë. 

E ndërkohë që ndodh e gjitha kjo, Loredana po shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me Noizy-n, "Heart Attack". Edhe në lidhje me këtë këngë, fansat, edhe mediat sigurisht, kanë vënë re dicka që mund të na tregojë më shumë mbi marrëdhënien mes artistes dhe Mozzik. Ky i fundit duket se ka fshirë të gjitha postimet e përbashkëta që ka pasur me Noizyn gjatë kohës kur publikuan "MADAM" pak muaj më parë. Do të thotë kjo që ai nuk ka qenë i lumtur për këngën e tyre dhe faktin që kanëbashkuar forcat bashkë?

Këtë nuk e dimë, por fansat për një gjë mund të kenë të drejtë. Dramat sapo kanë nisur.  

/News31