Feros nuk i respektohet dëshira, i ri-publikohen këngët e vjetra, si reagoi ish-reperi?

Disa javë më parë Fero mori një vendim gati drastik në jetën e tij, duke hequr dorë përfundimisht nga muzika dhe karriera si reper, për shkak të përkushtimit ndaj fesë myslimane. Kështu, ish-reperi, fshiu të gjitha projektet që kishte realizuar nga platformat muzikore dhe i bëri thirrje tashmë ish-publikut të tij që të bënin të njejtën gjë dhe të mos i dëgjonin, megjithatë jo të gjithë e kanë "respektuar" dëshirën dhe vendimin e tij.
Së fundmi, disa prej bashkëpunimeve të Feros, kryesisht me The Mike, janë publikuar sërish online, cka ka tërhequr edhe vëmendjen e tij, i cili meqë ra fjala tani ka emrin Khatab, dhe ka reaguar me një postim në Instagram.
“Miq të dashur e pashë se disa persona kanë postuar disa këngë të cilat unë i kam kenduar në të kaluarën. Unë vetëm një gjë po dua t’ju them se ai i cili poston këngë të së kaluarës time nuk ia bëj hallall dhe do t’i kërkoj llogari te Allahu sepse unë jam larguar prej muzikës për hir të Allahut dhe më hyni në hak. Ju lutem që t’a respektoni bindien time. Me respekt Khatabi(Fero).”- shkruan ish-reperi.
/News31