GOSS-BIZ 1 Qershor 2023, 12:50

Einxhel Shkira në pritje të ëmbël për herë të dytë?

Einxhel Shkira në pritje të ëmbël për herë të

Einxhel dhe Dagz nisën një histori të bukur dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” dhe e kurorëzuan atë jashtë me bekimin më të bukur, një fëmijë.

Megjithëse asokohe Einxhel tentoi ta mbante të fshehtë, ndjekësit mbajnë mend detaje nga shtatzënia, që duket se po përsëriten sërish. Kur Trev ishte ende në barkun e mamit, Einxhel shkroi krahas një fotoje selfie në rrjete sociale “Hedhoww”.

Të njëjtën gjë e ka përsëritur tani dhe fansat janë të sigurtë që Einxhel është sërish në pritje të ëmbël.

 “Herën e fundit që the Hedhoww ishte shtatzënë. Vras mendjen cila është surpriza jote kësaj radhe”, kanë shkuruar ata dhe përgjigja e Einxhel shton akoma më shumë dyshimet:

“Lol sa mirë më njihni”.

Pra, familja e tyre po zgjerohet?

Einxhel Shkira në pritje të ëmbël për herë të