GOSS-BIZ 12 Maj 2022, 12:50

E kam dashur gjithmonë familjen sepse ashtu jam rritur, Çiljeta Xhilaga rrëfehet si asnjëherë më parë

E kam dashur gjithmonë familjen sepse ashtu jam rritur, Çiljeta

Prej kohësh Çiljeta Xhilaga i kishte munguar gjatë intervistave dhe kjo për shkak të angazhimit në familje.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka treguar për raportin e saj me partnerin dhe kujdesin ndaj dy djemve, djalit të saj Fernandos dhe djalit të Albanit.

Ajo ka treguar se gjithmonë e ka dashur familjen dhe dashuria për të dy djemtë është njësoj.

Ajo është shprehur:

“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëherë ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë jam me tre burra në shtëpi e dashur. Ka pafund lodhje por e dua shumë. Djali Albanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, por kur të ketë risk zoti. Lidhja më ka pjekur, të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe.

Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohë, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë”, ka thënë ajo.