Drejtoresha e imazhit tregon se kush vishet më mirë në Top Channel dhe propozimin nga "Max Mara"
Ditën e djeshme e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ishte Sara Fani, drejtoresha e imazhit në Top Channel e cila kujdeset për pjesën më të madhe të emisioneve. Ajo ka zbuluar më shumë rreth punës së saj dhe projekteve të së ardhmes.
Ndalur te kjo e fundit Sara zbuloi disa gjëra shumë të bukura.
Jo rrallëherë, ajo ka qenë pjesë e eventeve të rëndësishme në fushën e modës. E duket se prezenca e saj nuk ka kaluar pa rënë në sy.
Sara zbuloi për herë të parë se ka marrë një ftesë nga marka prestigjoze italiane e veshjeve "Max Mara", për tu bërë pjesë e sfilatave si modele.
"Në fakt ka ndodhur në Milano Fashion Week pas show-t të Max Mara, unë shkova në sfilatë me një veshje të Max Mara-ës jo të atij sezoni dhe koleksioni që e kisha gjendje në shtëpi për t’u prezantuar e veshur me atë firmë. Pas show-t duke qenë që ishte koha shumë e ngjeshur shkova tek butiku i Max Mara-s për të bërë shopping dhe bëra shumë foto dhe video ndërkohë që provoja veshje dhe ia dërguan zonjës që ka krijuar Max Mara-n dhe thanë ‘wow’. Kjo goca e prezanton shumë mirë brand-in tonë. E kemi lënë që do të flasim sërish në shtator kur të afrohet sfilata. Por realisht nuk jam modele, është një punë që duhet filluar që e vogël duhet të trajnohesh", u shpreh Sara.
Por le të kthehemi te puna aktuale e Sarës. Sipas saj, cilët janë njerëzit që vishen më bukur në Top Channel?
"Ledion Liço dhe Lori Hoxha", ishte përgjigja e saj.
Sara foli edhe për Big Brother Vip, ku zbuloi se është kujdesur për veshjet e Luzit dhe Kristit në natën finale të spektaklit. Gjithashtu për veshjet e këngëtarit është kujdesur edhe gjatë setit të fundit fotografik që ai realizoi pas daljes nga shtëpia më e famshme.