GOSS-BIZ 18 Shtator 2023, 09:42

Direkt nga Londra në Tiranë, cilët ishin 2 bombshell e rinj që u bënë pjesë e “Love Island”?

Direkt nga Londra në Tiranë, cilët ishin 2 bombshell e rinj

Mbrëmjen e djeshme, vilës së “Love Island” i janë shtuar 2 ishullorë të rinj.

E para ishte kacurrelsja bjonde simpatike, e quajtur Ueda. Ajo është me origjinë nga Shkodra dhe jeton në Londër, ku punon si specialiste marketingu. Sipas saj, partneri ideal është i gjatë, inteligjent dhe pse jo, model. 

Ueda pati edhe një mesazh shumë të qartë për vajzat e vilës:

“Vajzave të vilës iu them që të kenë kujdes”.

Ndërsa konkurenti i dytë i cili u bë pjesë e vilës së dashurisë ishte Denisi. Ai është 26 vjec dhe jeton po ashtu në Londër. Denisi është diplomuar për biznes financë. Ajo që kërkon nga partnerja e tij është, të jetë e bukuar dhe e edukuar. 

“Vajzave i’u them të përgatiten për një përvojë të paharrueshme dhe mezi pres të sfidojë konkurrentët në vilë”, u shpreh ai në klipin prezantues.

E mesa duket, dy bombshell-at e rinj në “Love Island” do të trazojnë shumë shpejt rrjedhën e ngjarjeve brenda vilës.