GOSS-BIZ 19 Shtator 2023, 19:05

Denisi “kërcënim” për marrëdhënien e tyre? Haris i vendos kusht Amadeas: Mos të flasë fare me atë

Denisi “kërcënim” për marrëdhënien e tyre?

Ashtu sic pritej, hyrjet e reja në “Love Island” kanë trazuar jo pak ujërat në vilë. Duket se djemtë jane ata të cilët ndihen më të rrezikuar nga prania e bombshell-it të ri, Denisit. Një ndër to është Haris.

Të dielën që lamë pas, ai zgjodhi të vazhdonte cift me Amadean. Për të mbrojtur marrëdhënien e tyre, ditën e sotme ai ka treguar se do t’i vendosë një “kusht” asaj.

Në një diksutim që pati me Arlindin dhe Salionin, Haris u shpreh: 

“Do i them Amadeas mos t’i flasi Denisit dhe në këtë mënyrë nuk ja jep shancin ta zgjedhi për takim”.

Mesa duket prania e Denisit dhe mundësia që ai të ftojë Amadean në një takim, e shqetëson jo pak Harisin. Por a do ta pranojë Amadea këtë gjë?

Mbetet ta shohim në vazhdim.