Dea Mishel "pranon" marrëdhënien me Kristin!
Pas disa lajmeve që qarkulluan më herët sot, ku aludohej për një lidhje të mundshme mes Kristit dhe Dea Mishel, dy finalistëve të "BBVIP" që kohët e fundit i kemi parë goxha të afërt me njëri-tjetrin, në fakt u zbulua se ata janë vërtetë bashkë, si juristë në programin "She's on Top" që fillon së shpejti në Top Channel. Për Dean bëhet fjalë për një rikthim në këtë format, ndërsa Kristi e ka eksperiencën e parë në televizion (jo si konkurent).
Megjithatë, edhe pse u zbulua që dyshen do ta shohim në këtë emision, sërish dyshime ka se mund të ketë nisur një histori mes tyre, nisur edhe nga kimia që kanë, megjithatë për t'ju përgjigjur këtyre dyshimeve ka menduar vetë Dea, e cila ka zgjedhur ironinë, ose të paktën kështu duket. Kështu, ajo ka zgjedhur të postojë në InstaStory-n e saj disa foto përgjatë ditës, fillimisht në formatin arti/artistja, poza që nisën edhe aludimet e mediave në radhë të parë.
Më pas ka ripostuar një meme të Ronaldo Sharkës, ku e "komplimenton" që i kapi i pari lajmein e romancës mes tyre.
Ndërkohë edhe e ka "pranuar" publikisht marrëdhënien me Kristin, gjë që na duket si ironi.
E në fakt, do ishte mjaft e bukur që në fakt Dea të jetë duke e pranuar me të vërtetë lidhjen dhe ne thjesht po e marrin si ironi, duke marrë parasysh edhe tipin e saj.
/News31