Anita Haradinaj tërhiqet nga “Dance Albania” për një arsye të rëndësishme
Anita Haradinaj ka qenë një ndër konkurentet e këtij sezoni në “Dance Albania” në Tv Klan. Edhe pse performancat e saj janë vlerësuar mjaft pozitivisht nga juria, mbrëmjen e djeshme, Anita ka vendosur të largohet nga konkursi i kërcimit.
Shkak për këtë është bërë një dëmtim fizik gjatë provave. Anita ka vrarë gjurin dhe kjo gjë nuk e lejon të vazhdojë të kërcejë. Gjatë fjalës së saj, Haradinaj u shpreh se edhe pas rikuperimit ende nuk e di nëse do të kthehet sërish në program ose jo.
“Mirë jam, mirë, thjesht nuk mund të kërcej më. E di që do ju mungojë paraqitja ime skenike jo aq sa vallëzimi im. Do bëj pushim dhe besoj sa t’i kalojë kjo, do rikthehem pastaj, ose nuk do rikthehem, nuk e di, varet nga gjithë gjendja. Gjërat e bukura zgjasin pak, prandaj ngelen të bukura. Unë e kam shijuar pa fund këtë spektakël. Do kisha vazhduar ta shijoj. Ju falenderoj të gjithëve. Falenderoj Verën, të falenderoj ty, falenderoj jurinë. Kemi kaluar momente shumë të bukura, do të më mungoni. Unë e kam pranuar këtë eksperiencë sepse ka qenë diçka ndryshe nga 23 vjetët e karrierës time në televizion, nga një profil totalisht ndryshe. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe shumë e bukur. Më vjen mirë që kam qenë pjesë e saj. Doja t’u thoja të gjithëve njerëzve, kur ju jepet mundësia që të provojnë diçka ndryshe nga ajo që kanë bërë të mos kenë frikë dhe ta sfidojnë veten sepse nuk i dihet, nuk do të thotë që të dalësh gjithmonë i pari, sa do të thotë që në jetë të përmbushesh me sfidat dhe eksperiencën e bukur”, përfundoi Anita.
Ne i urojmë shërim të shpejtë!