GOSS-BIZ 5 Tetor 2022, 21:47

Angelina Jolie e akuzon për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve, reagon Brad Pitt

Angelina Jolie e akuzon për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve,

Akuza të rënda ka bërë së fundmi Angelina Jolie për ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, akuza që në fakt janë të përsëritura. Kështu, në disa dokumenta të gjykatës, nga padia që aktorja ka bërë për Pitt dhe që janë siguruar nga CNN, Jolie ndan shumë detaje rreth një incidenti që ajo pretendon se ka ndodhur përpara dhe gjatë një udhëtimi me një avion privat më 14 shtator 2016. Bëhet fjalë për incidentin e famshëm, 5 ditë para se Angelina kërkesë për divorc, ndërsa në dokumenta pretendohet se përpara mbërritjes në aeroport, Pitt u grind me 2 nga 6 fëmijët e tyre.

“Pitt e kapi Jolie nga koka dhe e tundi. Më pas e kapi nga shpatullat dhe e tundi përsëri përpara se ta përplaste në murin e banjës”,- dëshmon Jolie, ndërsa po ashtu thotë se pasi një nga fëmijët e tjerë ndërhyri, ai iu sul dhe goditi në fytyrë.

Ndërkohë Pitt ka reaguar pas akuzave të ish-gruas, duke i ka mohuar në mënyrë absolute këto pretendime. Në një deklaratë për CNN, një përfaqësues i Pitt i quajti akuzat e fundit “plotësisht të pavërteta”, ndërsa ata ju referuan një hetimi të FBI për këtë cështje, që pasi kanë mbledhur provat kanë dalë në përfundimin që një cështje kundër Pitt për dhunë ndaj fëmijvëve nuk mund të ngrihet. 

/News31