A do të bëhej Beniada pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother Vip”?
Beniada Nishani është padyshim një ndër personazhet më të dashur të publikut nga edicioni i kaluar i “Big Brother Vip Albania”. Ajo mori zemrat e shqiptarëve jo vetëm me pamjen e saj, por edhe me pozitivitetin, çiltërsinë dhe ëmblësinë që e karakterizon.
Por çfarë shije ka lënë ajo eksperiencë te modelja dhe a do të ishte ajo e gatshme ta përjetonte edhe një herë atë aventurë? Duket se po!
E ftuar në “E diell”, Beniada është pyetur pikërisht rreth kësaj teme. Ajo e cilësoi pjesëmarrjen në BBV si eksperiencën më të bukur të jetë së saj, të cilën do të donte ta përjtonte sërish.
“Ka qenë mendoj eksperienca më e bukur e jetës time. Nuk krahasohet me asnjë eksperiencë tjetër. Disi edhe na mungon. Tani që mendoj se do të fillojë Big Brother 2, them sikur të isha futur akoma edhe një herë, vetëm për disa ditë”, përfundoi Beni.
Mbase këtë edicion edhe pse jo si pjesëmarrëse, mund ta shohim si të ftuar...