GOSS-BIZ 1 Qershor 2023, 21:06

27 vite pas ndarjes nga jeta, Tupac do të nderohet në ‘Hollywood Walk of Fame’

27 vite pas ndarjes nga jeta, Tupac do të nderohet në ‘Hollywood

Kur kanë kaluar 27 vite nga ndarja e tij tragjike nga jeta, reperi ikonë Tupac do të nderohet me yllin e tij në ‘Hollywood Walk of Fame’. Zbulimi i yllit, një ceremonië traditë për këdo që nderohet, do të bëhet më 7 qershor, ndërsa mësohet se do jetë motra e tij, Sekyiwa “Set” Shakur, ajo e cila do të mbajë një fjalim në nder të artistit. 

Ylli për Tupac do të jetë për kategorinë "recorder", përgjithësisht i përdorur për artistë që prodhojnë muzikë, ndërsa producentja e "Hollywood Walk of Fame", Ana Martinez, tha në një deklaratë për mediat:

“Tupac Shakur ishte një reper, aktor, aktivist, poet dhe revolucionar. Ky artist ka vazhduar të jetë një ikonë për dekada pas vdekjes së tij dhe do të vazhdojë të jetë një figurë e rëndësishme kulturore për shumë vite në vijim."

Kujtojmë se Tupac Shakur u vra në vitin 1996, në moshën 25-vjeçare, teksa ishte një nga emrat më të mëdhenj të muzikës hip hop në atë kohë, me një ndikim të madh dhe me shumë fansa në të gjithë botën, teksa influenca e tij u shtua edhe më shumë pas ndarjes tragjike nga jeta, me vrasjen e tij që mbetet ende një mister edhe sot e kësaj dite.

Ndër artistët që kanë marrë një yll në bulevardin e famshëm post-mortum, pra pas vdekjes, janë Paul Walker dhe Carrie Fisher.

/News31