ZODIAC 12 Gusht 2023, 12:41

Sipas Horoskopit, këto janë katër kombinimet më të këqija të dashurisë!

Sipas Horoskopit, këto janë katër kombinimet më të

Nuk është aspak sekret apo habi që disa shenja të Horoskopit janë aq të ndryshme sa nuk mund të qëndrojnë së bashku dhe ashtu sic ka çifte që janë një kombinim veçanërisht i mirë për dashurinë, ka shenja lidhja e të cilëve është e destinuar të dështojë. Cilat janë ato?  I shohim bashkë:

Dashi dhe Akrepi

Dashi dhe Akrepi udhëhiqen nga planeti Mars. Nëse e duan njëri-tjetrin, e duan njëri-tjetrin "dhunshëm" dhe pa kompromis, me shumë pasion. Megjithatë, edhe pse sundimtari i tyre është i njëjtë, përfaqësuesit e këtyre shenjave janë shumë të ndryshëm për ta bërë lidhjen të mbijetojë në planin afatgjatë. Dashi është më spontan, shpërthen lehtësisht dhe ndershmëria e tij mund të jetë e padurueshme në këto momente. Nga ana tjetër Akrepat “helmues” presin një mundësi për të “rikthyer” nderin, por në mënyrë djallëzore, të cilën Dashi sigurisht nuk mund ta tolerojë.

Bricjapi dhe Binjakët

Në fillim ata mund të jenë interesantë për njëri-tjetrin. Megjithatë me kalimin e kohës, bezdisja e ndërsjellë fillon deri në atë masë sa marrëdhënia e tyre bëhet e padurueshme. Bricjapi i kushton shumë vëmendje planifikimit, saktësisë dhe rendit, ndërsa Binjakët janë spontan, lozonjarë, të nxituar dhe shpeshherë shumë të papërgjegjshëm. Thjesht janë aq të ndryshëm sa që pas një kohe prishja e marrëdhënies bëhet e pashmangshme.

Gaforrja dhe Ujori

Gaforrja është thellësisht emocionale dhe dëshiron të ndihet e sigurt dhe e mbrojtur, ndërsa Ujori i është përkushtuar gjithë botës. Gaforrja kërkon me egoizëm kohën dhe vëmendjen e Ujorit, gjë që atë fillon ta bezdisë sepse ka prioritete të tjera. Në këtë situatë, Gaforrja do të lëndohet dhe Ujori do të jetë konfuz. Gaforrja do të tërhiqet në vetvete dhe Ujori do ta marrë këtë si një shenjë të qartë se duhet të largohen nga marrëdhënia.

Shigjetari dhe Virgjëresha

Shigjetarit i pëlqen të bëjë atë që i përshtatet në moment, pa bërë një plan të qartë, teksa priret të injorojë detyrimet dhe t’ja verë ato në shërbim kënaqësisë së tij. Virgjëresha është e kundërta e gjithë kësaj, me të gjithçka është planifikuar qartë dhe detyrimet janë para çdo gjëje tjetër, prandaj mund të "tronditet" nga tekat dhe aventurat e Shigjetarit dhe do të bëjë të pamundurën për ta frenuar atë, gjë që ai do ta perceptojë si “mbytje” dhe kontrollim të lirisë së tij. Në këtë situatë, e vetmja gjë e garantuar është përfundimi, për shkak të dallimeve të papajtueshme.

/News31