Shenjat e Horoskopit që janë "Grinçët" e vërtetë të Krishtlindjes!
Krishtlindja për shumë, madje pothuajse të gjithë, është festa më e bukur e vitit. Një festë që paraprihet nga një sezon plot dashuri, të qeshura, dhurata dhe kohë me miqtë e familjen. Megjithatë, për disa të tjerë, ky imazh duket më shumë si një skenë nga një "film thriller", i ndërthurur me dekorin e Krishtlindjes. Disa e duan këtë festë për shkak të ngjarjeve të shumta familjare që zakonisht ndodhin, të tjerë ndjehen nostalgjikë për vitet e kaluara dhe sezoni festiv i çon në disa vende “të errëta” personale. Ndërkohë, të tjerë nuk i pëlqejnë fare sepse nuk besojnë në këto drita apo se thjesht i shkaktojnë stres. Cilado qoftë arsyeja, është e sigurt që Krishtlindjet nuk janë për të gjithë dhe disa shenja janë vërtet alergjike ndaj festave:
Dashi
Për shkak se një Dashi i pëlqen shumë të punojë, rrjedhimisht atij nuk i pëlqen çdo gjë që rezulton në vonesa ose pasivitet. Kjo përfshin veçanërisht periudhën e Krishtlindjes, kur ata detyrohen të marrin pushim. Ata preferojnë të punojnë kur janë me pushime dhe të përdorin talentin e kohën e tyre në vend që "të rrinë ulur". Një Dash mund edhe të prishë frymën e festave për të gjithë përreth, teksa është e qartë se ata do të preferonin të ishin diku tjetër.
Akrepi
Akrepat nuk i pëlqejnë gënjeshtrat dhe sekretet dhe nuk e dimë përse, por ndodh që gjatë festave të fundvitit ata të zbulojnë se dikush i ka gënjyer gjatë gjithë jetës së tyre, ose se dikush ka mbajtur një sekret që mund t’i ndryshojë jetën. Ata do të lëndohen dhe sapo kjo të ndodhë, nuk ka më kthim pas. Një Akrep do të dëshirojë menjëherë të largohet dhe të mos flasë më me ata anëtarë të familjes që e tradhtuan e sigurisht, kjo do të prishë atë që supozohet të jetë një mbledhje argëtuese familjare për të gjithë.
Ujori
Një Ujori i pëlqen shumë qëndrimi vetëm. Ata preferojnë të kalojnë kohë vetëm duke bërë gjëra që duan, sesa të detyrohen të shkojnë në situata të mërzitshme me njerëz që nuk i pëlqejnë domosdoshmërisht. Kur afrohet sezoni i festave, Ujorët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të jenë pranë anëtarëve të familjes, me të cilët mund të mos kenë asnjë lidhje shpirtërore, gjë që automatikisht i bën ata të mos jenë të interesuar të qëndrojnë. Ata madje mund edhe të prishin lidhjet me njerëz që nuk janë krijues apo intelektualë, edhe nëse janë të lidhur dhe kjo gjatë festave, është gjëja më e keqe që mund të ndodhë.
/News31