ZODIAC 23 Tetor 2023, 19:09

Shenjat e Horoskopit që do kenë zhvillime intensive këtë javë!

 

Shenjat e Horoskopit që do kenë zhvillime intensive këtë

Ka shumë gjëra që po ndodhin tani momentalisht në sistemin tonë planetar, si për shembull kundërshtimet e Mërkurit dhe Marsit në Akrep, Jupiterin në Dem, por edhe eklipsin e fundit të vitit në datën 28/10, në boshtin Dem – Akrep, teksa të gjitha këto ngjarje pritet të sjellin energji dhe zhvillime të ndryshme që do të prekin të gjitha shenjat, por jo në të njëjtën mënyrë, as në të njëjtën shkallë. Protagonistët e javës janë Akrepi dhe Demi, ndërsa zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e Akrepit.

Në këtë kontekst do të ketë mjaft zhvillime në këtë fund tetori, sidomos këtë javë, ndërsa shenjat që do të preken më së shumti janë:

Demi

Çështjet tuaja profesionale dhe familjare janë ato që po ju shqetësojnë më shumë se kurrë kohët e fundit. Stresi do të jetë intensiv për ceshtje që as nuk i kuptni, ndërsa nga ana tjetër, do të keni edhe favore të mëdha. Këtë javë, marrëdhëniet dhe romanca juaj do t’ju ndihmojnë të harroni problemet dhe të rinovoni veten. Është një kohë veçanërisht pozitive për të bërë njohje të reja në një nivel romantik, por mos kërkoni një person të ngjashëm me ju. Lëreni kohën t'ju ndihmojë në një marrëdhënie të re dashurie. Nxitimi dhe impulsi duhet të shmangen në përgjithësi këtë javë dhe veçanërisht drejt fundit të saj, pasi Marsi nga sektori marrëdhënie-partneritet vjen në konflikt me Jupiterin në shenjën tuaj.

Luani

Ritmet janë intensive edhe për ju Luanët. Presioni do të rritet gjithnjë e më shumë, ndërsa i afrohemi ditës së eklipsit. Aspektet kërkuese të Marsit së bashku me Mërkurin nuk do ju lënë të qetë dhe shpërthimet e zemërimit do të jenë më intensive se kurrë. Është një periudhë kur mund të merrni vendime të mëdha, ndërkohë që nuk përjashtohet një lëvizje apo rinovim. Po ashtu mund të përjetoni ndryshime edhe në frontin e karrierës, megjithatë do të ishte mirë që gjatë kësaj kohe të mos vazhdohej me nënshkrime dhe angazhime.

Akrepi

Dielli nga sot (23 tetor) hyn në shenjën tuaj dhe ju nxit të merrni iniciativa dhe veprime. Interesi juaj, megjithatë, do të përqendrohet në marrëdhëniet që keni. Do të kuptoni se romanca dhe dashuria e vërtetë kanë nevojë për kujdes dhe qëndrueshmëri për të ekzistuar në jetën tonë. Është një kohë e mirë për të menduar se çfarë vlere kanë njerëzit në jetën tuaj dhe çfarë kuptimi kanë për ju. Nëse keni një marrëdhënie të gjatë, nuk ka gjasa që të kaloni në hapin tjetër të bashkëjetesës, martesës ose nisjes së një fëmije.

/News31