Shenjat e Horoskopit me më shumë fat në muajin nëntor!
Pas eklipseve të tetorit, sezoni i Akrepit vjen në kohën e duhur për të stimuluar humorin tonë sensual, aventurën, por edhe sekretet tona. Periudha e ardhshme do të jetë e mbushur me ndjenja të forta për disa shenja dhe është një kohë e mirë për t’u fokusuar në dëshirat tuaja më të thella, sidomos për Demin, Luanët dhe Akrepat, që do të kenë mjaft fat këtë muaj:
Demi
Gjithçka fillon të ketë kuptim për ju përsëri. Emocioni juaj del në pah dhe ju ndihmon të merrni vendimet që ju nevojiten për mënyrën se si dëshironi që jeta juaj të vazhdojë. Ndërsa Dielli vazhdon të lëvizë nëpër shtëpinë tuaj të shtatë të marrëdhënieve këtë muaj, ju do të "zhyteni" në marrëdhënie të thella dhe intime, ndërsa energjia e Akrepit ju jep "thellësinë" që kërkoni në jetën tuaj të dashurisë.
Luani
Me Afërdotëm në shtëpinë tuaj të tretë diellore, dashuria do të jetë në mendjen tuaj dhe bisedat romantike me partnerin do t’ju duken veçanërisht interesante. Personat single do krijojnë më lehtë njohje të reja dhe do keni në përditshmërinë tuaj fytyra që ju emocionojnë dhe ju japin shpresë.
Akrepi
Ditëlindja juaj këtë vit vjen me shumë tensione, ndryshime, situata të rëndësishme, por edhe mundësi për të aprovuar veten. Muaji fillon me Diellin, Mërkurin dhe Marsin në shenjën tuaj të cilat ju rrisin ambiciet, ju bëjnë më energjikë dhe të vendosur. Edhe pse jo gjithmonë ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes, do të bëni më shumë njohje se zakonisht, duke treguar pasionin dhe qëndrueshmërinë tuaj. Do të punoni në mënyrë të qëndrueshme drejt qëllimeve tuaja personale, të cilat do të fitojnë admirimin e atyre që ju rrethojnë. Këtë muaj do të jeni prioriteti juaj kryesor, ndaj përpiquni të mos humbni shumë në thellësi të mendjes, por gjeni ekuilibrat e duhur.
/News31