Shenjat e Horoskopit më me fat për muajin shtator!
Muaji i ri, stinë e re dhe sigurisht, periudhë e re astrologjike. Shtatori ka pak ditë që ka hyrë dhe shenjat e mëposhtme janë më të favorizuara nga pozicionet e yjeve, edhe pse duhet thënë, muaji ka nisur me shumicën e planeteve në retogradë, por me kalimin e ditëve ato do të kthehen në normalitet, duke zbutur situata dhe duke sjellë zhvillime të reja.
Gjithsesi, shohim shenjat më me fat të shtatorit:
Dashi
Shtatori ju sjell favore financiare, me mundësi të reja dhe zhvillime pozitive që dalin në pah. Një rinovim profesional është shumë afër, ndërsa negociatat në vendin e punës pritet të ndodhin. Sidomos nga mesi i muajit e në vazhdim do të shihni se përpjekjet, zgjuarsia dhe mënyra inovative e të menduarit tuaj do të shpërblehen dhe do të shpërblehen mirë.
Binjakët
Shtatori sjell flirte të reja, mundësi për njohje interesante dhe rilidhje të mundshme për Binjakët. Këtë muaj do arrini të gjeni sërish ekuilibrin dhe do shikoni situata të përmirësuara në të gjitha fushat. Kthime të papritura nga njerëz nga e kaluara, por edhe njohje të reja, janë shumë, po shumë të mundshme.
Virgjëresha
Do të merrni favore të mëdha nga 15 shtatori e në vazhdim, pasi Hëna e Re është shumë pozitive ndaj jush. Rinovimi dhe njohjet e reja do ju ngrenë anën mendore, por do të ndodhin vetëm në momentin që vendosni synime të reja dhe jeni gati për të bërë ndryshime të mëdha.
/News31