ZODIAC 13 Dhjetor 2023, 17:10

Retrogradi i fundit i Mërkurit për 2023 nisi, shenjat e Horoskopit që preken më shumë!

Retrogradi i fundit i Mërkurit për 2023 nisi, shenjat e Horoskopit

Muaji i fundit i 2023-ës nuk do të na lejojë të jemi edhe aq të qetë, pasi që nga sot (13 dhjetor) fillon ecuria retrograde e Mërkurit, fillimisht në shenjën e Bricjapit dhe më pas te Shigjetari. Si gjithmonë, komunikimet, marrëveshjet dhe lëvizjet "ngrijnë", ndërsa me Mërkurin retrogradë nuk mungojnë pajetër as keqkuptimet, vonesat, shtyrjet dhe rikthimet (jo edhe aq të dashura) nga e kaluara.

Me Merkurin retrogradë në Bricjap, do të thotë se do të hasim vështirësi në jetën tonë të përditshme profesionale dhe në arritjen e qëllimeve tona. Do të jetë më e vështirë të kemi fillime të reja, të paktën tani, ose të bëjmë një lëvizje në karrierë. Në fazën e dytë të kursit retrogradë te Shigjetari, do të na krijohet më shumë konfuzion sepse do të formojë një katror të vazhdueshëm me Neptunin deri më 01.02.2024, në të njëjtën periudhë që do të kemi edhe kuadratin Mars -Neptun. Me pak fjalë, mund të shkaktojë shumë zemërim ky kombinim sepse gjërat nuk do të shkojnë aspak sic duam. Gjithsesi, 3 janë shenjat që do të preken më tepër nga retrograda Mërkurit dhe këto i gjeni më poshtë:

Binjakët

Planeti juaj sundues ndryshon në retrogradë dhe ju vë në një proces kërkimi, pak më shumë për gjërat që ju bllokojnë në nivel emocional dhe romantik, por edhe në çështjet tuaja financiare. Ju keni një mundësi për më shumë psikoanalizë, por edhe për një "eksplorim" të mënyrave se si mund të rrisni të ardhurat tuaja. Në të njëjtën kohë, fatkeqësisht, do të keni edhe Marsin në kundërshtim me shenjën tuaj në fund të vitit dhe mund të zemëroheni më lehtë ose të keni shpërthime.

Peshorja

Për ju Peshoret, Mërkuri retrogradë ju vë në një fazë veçanërisht emocionale me çështje që mund të dalin në sipërfaqe nga e kaluara dhe mund t'jua bëjnë jetën të vështirë. Por në vend që të bini në depresion, kërkoni zgjidhje përmes një eksperti si psikologu ose një miku juaj i mirë. Është një kohë e veçantë me shumë introspeksion, dhe nëse e vlerësoni siç duhet, do të ndërtoni një themel shumë të fortë për atë që ju doni në të ardhmen. 

Bircjapi

Retrogradi i fundit i Mërkurit, sic e mësuat, ndodh në shenjën tuaj dhe ndikon në të menduarit tuaj, në mënyrën se si shpreheni, si dhe në mënyrën se si komunikoni. Është një ndikim që mund të jetë disi taktik mendërisht, pasi do të keni shumë për të thënë dhe bërë, por do të ketë edhe shumë që mund të vonohen, shtyhen ose një gjendje konfuzioni në përgjithësi. Preferohet të mos merrni vendime të rëndësishme apo të bëni fillime të reja gjatë kësaj kohe. Gjithashtu shmangni blerjet e shtrenjta dhe jini të vetëdijshëm për çdo kthim nga njerëzit nga e kaluara.

/News31