Pushimet ideale sipas shenjës së horoskopit!
Pushimet tuaja verore mund të jenë të shkurtra, të gjata ose mund të mos keni mundësinë të bëni atë që doni. Por, ashtu si në çdo gjë tjetër, edhe planifikimi i pushimeve ndikohet nga shenja juaj e horoskopit. Çdo shenjë ka preferencat e veta dhe ne mund t’iu ndihmojnë për të krijuar një ide se ku mund të udhëtoni apo ku do të kënaqeni më tepër gjatë pushimeve tuaja. Për këtë kemi kërkuar ndihmën e një prej agjencive më të njohura në Shqipëri me një eksperiencë 20-vjeçare, Global Travel. Duke ju referuar larmishmërisë së destinacioneve dhe hoteleve që kanë ekskluzivitet, i pyetëm për t’jua bërë më të thjeshtë zgjedhjen sipas karakteristikave të çdo shenje.
Dashi
Personat e kësaj shenje duan gjithmonë të eksplorojnë gjëra të reja. Ata janë gjithmonë energjikë dhe gjithmonë të gatshëm për të bërë lojëra të ndryshme. Nëse një Dash planifikon pushimet, sigurohet që vendi i zgjedhur të ofrojë aktivitete të ndryshme pasi pushimet e qeta e bezdisin atë. Për një Dash që kërkon edhe adrenalinën është “Nirvana Dolce Vita”. Një hotel luksoz, me një super aquapark dhe me detin më fantastik të Antalyas. Sigurisht festa dhe aktivitete gjatë gjithë ditës.
Demi
Këta persona kërkojnë pushime në të cilat mund të provojnë gjëra të mira dhe luksoze. Aktivitetet e tyre gjatë pushimeve përfshijnë darka në restorante luksoze dhe trajtime relaksuese. Për një Dem që e di se çfarë kërkon nga jeta është “Anda Barut Collection” në Bodrum. Ka luksin, detin fantastik, 5 yje...dhe e kotë të vazhdojmë më tepër se e dimë që po e imagjinoni veten aty.
Binjakët
Binjakët pëlqejnë të udhëtojnë në çdo vend të mundshëm. Muzetë, koncertet dhe kulturat e ndryshme i tërheqin më së shumti ata. Këta persona nuk lodhen asnjëherë dhe duan të njohin çdo cep të vendit ku do të pushojnë. Për këtë arsye ju sugjerojmë “Lago Resort” në Side (Antalya) që përveç relaksit, komoditetit dhe koncerteve nga artistë me famë botërore mund të shijojnë edhe historinë në qendër të qytetit. Aty mund të gjeni tempullin e apollonit, amfiteatrin e shekullit të dytë nga luftrat Greko-Romake. Sigurisht edhe muzeumi i Side është për të mos u humbur.
Gaforrja
Gaforret kanë aftësinë të gjejnë gjithmonë vendin më pak të njohur, por njëkohësisht shumë të veçantë për të kaluar pushimet e tyre. Janë pikërisht ata që i japin vlerë vendit duke e menduar si oaz relaksi dhe argëtimi për veten dhe njeëzit e zemrës. Për gaforret emocionale është “Mirada Exlusive” në Bodrum. Hoteli me 5 yje që i ka të gjitha për një Gaforre që do edhe zhurmë edhe relax edhe rini.
Luani
Ashtu si çdo gjë tjetër që mund të bëjnë personat e kësaj shenje edhe pushimet për ta duhet të jenë perfekte. Nuk ka rëndësi nëse ata zgjedhin të vizitojnë muze apo të bëhen pjesë e një feste të çmendur, Luanët duan patjetër të kenë një organizim të detajuar përpara se të bëjnë zgjedhjen finale.Për ju të dashur Luanë është “Kaya Palazzo Golf Resort”. Një hotel luksoz ku ke gjithçka që të duhet, madje edhe ato që mëndoje se nuk të duheshin.
Virgjëresha
Virgjëresha është një person shumë simpatik dhe shumë të organizuar, tërhqës. Janë të përqendruar tek partneri i tyre dhe i falin shumë ngrohtësi.Personat e kësaj shenje duan t’i shfrytëzojnë edhe pushimet për të zgjeruar njohuritë e tyre. Për ju Virgjëresha perfeksioniste është “Cullinan Golf Resort”. I përshtatet luksit dhe perfeksionit që kërkon një Virgjëreshë. Është një nga hotelet më të lakmuar të Antalyas për të thënë me bindje kur të ktheheni se edhe vetë hoteli që zgjodhët ishtë një VIRGO perfeksionist si ju.
Peshorja
Personat e kësaj shenje parapëlqejnë t’i lenë mundësitë e tyre të rrjedhin natyrshëm. Ata zakonisht nuk bëjnë një plan konkret, por thjesht nisen papritur për diku. Më pas, pushimet e tyre kthehen në një aventurë të vërtetë ku ka argëtim, njohje të reja dhe ushqim të mirë. Për ju Peshore të dashura që jeni kaq sociale është “Nirvana Mediterranean Exellence”. Gjithçka “high clas” si ushqimi, festat, njerëzit.
Akrepi
Këta persona vlerësojnë ushqimin e mirë dhe preferojnë vendet të cilat janë “In”. Nëse një akrep shikon diku klasifikimin e vendeve më trendi për të kaluar pushimet, me siguri do të zgjedhë direkt të shkojë në vendin e parë të kësaj liste. Ata pëlqejnë shumë diellin dhe nuk harxhojnë asnjë moment nga pushimet e tyre duke ndenjur brenda në hotel (përveç gjumit). Për ju Akrepë është “Nirvana Cosmopolitan”. Meqë keni edhe shije të rafinuar për kuzhinën dhe aventurat të gjitha i keni këtu. Edhe nëse zgjidhni të shkoni me familjen do të gjeni gjithmonë hapësië për veten.
Shigjetari
Për personat e kësaj shenje në fakt ka më shumë rëndësi pjesa e udhëtimit sesa vetë destinacioni. Shigjetarët pëlqejnë të jenë në lëvizje gjatë gjithë kohës dhe gjëja që i kënaq më shumë është të udhëtojnë. E meqë doni të vizitoni vende apo të bëni aktivitete të tjera, për ju është “Aquasis Bodrum”. Një nga hotelet që ka aquapark fantastik, familjar, relaksues për pjen që ka nga deti dhe ndodhet fiks aty ku do të dëshironit ju për të bërë ekslorime të tjera edhe jashtë tij.
Bricjapi
Bricjapi kërkon gjithmonë balancë. Edhe pushimet i do të jenë diçka e ndërmjetme midis aktiviteteve dhe relaksit. Në pushimet e një Bricjapi përfshihen në mënyrë të barabartë aktiviteti fizik dhe qetësimi mendor. Po ashtu Bricjapët nuk duan të bëjnë shumë shpenzime dhe për ju është “Arin Resort” në Bodrum. Është një hotel me 5 yje për të shijuar pushime me miqtë apo si çift.
Ujori
Ujorët e pavarur duan një aventurë unike dhe në listën e zgjedhjeve të tyre, vendin e parë e mban një vend me det dhe i rrethuar nga pika turistike të cilat mund t’i eksplorojnë. Personat e kësaj shenje nuk janë domosdoshmërisht në kërkim të gjërave ekstremisht luksoze dhe pushimet më të bukura për ta do të ishin pushimet e kaluara në shoqëri të mirë. Për ju të dashur Ujorë është “Bodrum Holiday”. Është për njerëz “easy going”, ka super det dhe i përshtatet tipit tuaj.
Peshqit
Peshqit kërkojnë një vend të bukur dhe normalisht një vend me ujë afër, pasi çdo gjë për ta bëhet më speciale nëse ndodhen pranë ujit. Gjithsesi, ata do të zgjedhin gjithmonë plazhet të qeta dhe vendet më komode. Për ju Peshq të dashur është "Club Phaselis Rose”. Ndodhet ne Tekirova dhe mund të pushoni mes detit fantastik dhe gjelbërimit.
Të gjithë hotelet që kemi përfshirë janë ekskluzivitet i “Global Travel” dhe të përshtatëm me të gjitha tekat që ka për pushimet secila shenjë. Kjo nuk do të thotë që edhe shenjat e tjera të mos i zgjedhin. Mbi të gjitha të zgjidhni agjencinë që ofron të gjitha destinacionet në botë dhe falë ekperiencës 20 vjeçare dhe shërbimit fantastik, ka klientët më besnikë që i rikthehen çdo vit, mjafton të kenë udhëtuar një herë me “Global Travel”.