Mërkuri (sërish) në prapavijë! Si do të ndikohen shenjat?
Mërkuri, që siç mund ta dini është planeti i komunikimit, logjikës dhe udhëtimeve, shkon në prapavijë 3 ose 4 herë në vit, edhe pse ne na duket si 30 apo 40. Mërkuri në prapavijë frikëson çdo njohës të astrologjisë dhe jo vetëm, për arsyen se lidhet me ngjarje jo fort të mira, që ndikojnë në jetën tonë.
Këtë herë, më të ndikuarit nga kjo prapavijë do jenë Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi, megjithatë secila shenjë do të "vuajë", si më poshtë:
Dashi
Kjo prapavijë po ndodh në shenjën tënde, ndaj normalisht do të prekesh më fort se çdo shenjë tjetër. Bëj kujdes me fjalët, pasi je i rrezikuar të gabosh shumë me mënyrën si do shprehesh, po ashtu kujdes edhe me karakterin, mos lejo inatin të të kontrollojë logjikën.
Demi
Ke persona që të kanë inat në jetë, të cilët janë duke pritur të dështosh. Mund të jenë miq jo të sinqertë, ose kolegë, po kaq jo të sinqertë. Mos u habit nëse është edhe ndonjë nga ish-at e tu. Prandaj, mos nis debate dhe sherre, shmang agresivitetin dhe nëse përballesh me zënka, trajtoji ato me delikatesë dhe butësi. Kështu, sërish mund të arrish të prishësh marrëdhënie, por duke ruajtur një farë respekti apo miqësie.
Binjakët
Miqtë e tu po ta punojnë pas shpine! Këtë Mërkur në prapavijë do të zbulohen sekrete, gënjeshtra, thashetheme që po shpërndahen për ty dhe do arrish t’i dëgjosh të gjitha. Në pak kohë nuk do të dish kujt t’i besosh. Nga ana tjetër, je ti një nga personat që po bën të njëjtën gjë për miqtë e tu, prandaj bëj kujdes sepse do të ekspozohesh. Fokusohu te miqësitë, largo personat negativë dhe gjej zëvendësues për ata që nuk ia vlejnë.
Gaforrja
Të gjithë sytë janë tek ti në këtë moment. Pse? Sepse në punë po të ndodhin shumë gjëra, por do ketë mungesë komunikimi dhe keqkuptime, sidomos me shefin. Bëj kujdes sepse edhe një pyetje e pafajshme nga ana jote mund të merret si ofendim ose pakujdesi. Nëse ke projekte në dorë, mos e prezanto rezultatin final derisa prapavija të kalojë, ki kujdes!
Luani
Nëse po planifikon udhëtime këtë pranverë, trego kujdes për kohën dhe përgatitu për çdo gjë. Kjo prapavijë do të sfidojë ty dhe opinionet e tua, do të ketë mosmarrëveshje që do të kthehen në sherre dhe debate të forta, prandaj qëndro gjakftohtë. Mos harro se është normale që njerëzit të kenë opinione të ndryshme.
Virgjëresha
Çudi, por Mërkuri në prapavijë do përpiqet të të ndihmojë të sistemosh financat e tua. Prandaj, nëse nuk i ke mbajtur nën kontroll shpenzimet, faturat e të tjera, mund të kesh probleme. Sugjerohet të nisësh kursimet nga tani e mbrapa, përndryshe e ardhmja jote do jetë shumë problematike, gjithsesi nga ana tjetër, nëse ka njerëz që të kanë borxh para, do i marrësh shpejt.
Peshorja
Mërkuri në prapavijë do të aktivizojë marrëdhëniet e tua, ndaj pritet të kesh probleme me shoqërinë dhe partnerin, por do të kesh ndihmë nga yjet për t’i zgjidhur. Sugjerohet të vendosësh fokusin në komunikim të fortë, jepi kurajo partnerit në çdo nismë që do të ndërmarrë.
Akrepi
Nëse nuk ndihesh mirë fizikisht duhet të vizitohesh. Këtë Mërkur në prapavijë fokusi është te shëndeti dhe mirëqenia jote. Simptomat e problemeve mund të vihen shumë në dukje, ndaj bëj kujdes me ushqimin, bëj aktivitet fizik dhe qëndro i/e fortë. Edhe kjo do të kalojë!
Shigjetari
Ti do jesh më rehat se çdo shenjë tjetër në këtë prapavijë. Seksi, qejfi, romanca, do të aktivizohen nga kjo lëvizje planetare. Ka gjasa që do takosh një nga ish-at dhe mund të kesh një zbulim emocionesh të reja me ta. Dhe nuk po flasim për lidhjet e gjata që ke pasur, por për njohjet e shkurtra që nuk janë mbyllur në mënyrë shumë të qartë. Mund të kesh pak probleme në dhomën e gjumit, por shikoje si mundësi për të provuar gjëra të reja.
Bricjapi
Bëj kujdes me çdo pajisje në shtëpi, nga mikrovala deri te lavatriçja, pasi gjasat janë që të kesh probleme me to. Mundohu të sistemohesh me mënyra alternative dhe mos porosit zëvendësim për pajisjet, pa kaluar prapavija. Do kesh mungesë komunikimi dhe probleme në disa raporte, ndaj bëj kujdes. Mos bli shtëpi, mos bëj investime, sepse kjo periudhë nuk është aspak e favorshme.
Ujori
Kontrollo mirë mesazhet dhe emailet, shumë prej tyre ka gjasa të humbin këto ditë. Kjo prapavijë do të hapë probleme me komunikimin, telefonatat dhe emailet. Mund të ndodhë të mos kthesh përgjigje dhe të kesh probleme me njerëzit vetëm për këtë arsye. Mendohu mirë para se të dërgosh mesazhe.
Peshqit
Të duhet të balancosh buxhetin tënd. Ke shpenzuar shumë dhe je treguar i/e papërgjegjshme. Mblidh veten dhe nis të kursesh, pasi e ardhmja nuk është shumë e ndritur për ty. Mund t’i shmangësh disa dalje dhe shpenzime, të cilat me shumë gjasa, po i bën për të kënaqur të tjerët.
/News31