Mërkuri në retrogradë "godet" sërish, cila janë shenjat që do të ndikohen më shumë
Nga 23 gushti (pra dy ditë më parë) Mërkuri ka filluar kursin e tij në retrogradë (sigurisht) në shenjën e Virgjëreshës planifikon të qëndrojë aty deri më 15 shtator. Duan, s'duan, të gjitha shenjat do të preken nga ky fenomen "famëkeq", i cili nxjerr në pah ndër të tjera keqkuptimet, megjithatë ka disa shenja që do e "vuajnë" këtë retrogradë më shumë se të tjerët dhe duhet të jenë pak të kujdesshëm këto ditë me lëvizjet që do të bëjnë.
Le t'i shohim bashkë:
Binjakët
E shkuara do bëjë një rikthim jo edhe aq pozitiv, herë me synime serioze për të cuan gjërat aty ku duhet, herë thjesht për t’ju ngatërruar. Njerëzit përreth jush nuk janë duke dërguar mesazhe edhe aq të qarta dhe ju duhet të deshifroni cdo gjë, gjë të cilën nuk e keni edhe aq qejf. Mos besoni asgjë para se të studioni me kujdes atë që fshihet pas saj, dëgjoni me vëmendje bashkëbiseduesit tuaj, thoni saktësisht se çfarë dëshironi prej tyre dhe nëse nuk keni dëshirë të merreni me të kaluarën, bëjeni zemrën gur dhe refuzojeni sepse vetëm atëherë ka gjasa serioze që diçka e mirë të dalë nga e gjithë kjo histori. Megjithatë ka një lajm të mirë, sfondi favorizon rivendosjen e marrëdhënieve që mendonit se kishin humbur përgjithmonë.
Virgjëresha
Përditshmëria juaj do jetë mjaft e çrregullt, pasi orari që gjithmonë i përmbaheni nuk do të funksionojë. Njerëzit që nuk u kushtojnë rëndësi premtimeve të tyre mund t’ju irritojnë (si gjithmonë fundja). Duhet të jeni të kujdeshëm me hapat që ndërmerrni, mos merrni vendime të shpejta për gjëra të rëndësishme, mos bëni pazare për gjëra të kushtueshme këto kohë, veçanërisht në internet, dhe mos ta vendosni jetën tuaj, sidomos jetën tuaj profesionale, në pritje. Bëni durim deri në mesin e shtatorit!
Shigjetari
A jeni gati për të gjetur punën që keni ëndërruar gjithmonë? Mos jeni edhe aq, se kjo do të vonojë për pak kohë, por për t’ju ngushëlluar ju themi se gjithçka, ama gjithçka rreth jush do të vonojë, nga porositja e kafesë së mëngjesit deri te takimi me shefin. Këto vonesa nuk do të ndikojnë negativisht në planet tuaja, nëse përpiqeni të jeni pak të duruar. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndalur disa gjëra dhe për të reflektuar për atë që bëni, çfarë mund të përmirësoni, në mënyrë që të jeni më të lumtur dhe më produktivë në punën tuaj. Kjo vlen edhe për marrëdhëniet personale, mendoni se çfarë nuk ju pëlqen dhe si mund ta rregulloni, keni kohë deri më 15 shtator për të vënë përpara planin tuaj të jetës.
Peshqit
Lëreni tjetrin të flasë, t’ju tregojë dhimbjen e tij, atë që e bezdis, madje t’ju "mërzisë" me problemet e tij. Është e rëndësishme të dëgjoni të tjerët sepse përmes fjalëve të tyre do të identifikoni gjërat që edhe ju i keni bërë gabim dhe që jeni gati t’i bëni sërish. Marrëdhëniet njerëzore janë gjithmonë të vështira dhe sidomos në periudha të tilla kur askush nuk shkon mirë me askënd, ato mund të bëhen të padurueshme. Për fat të mirë, keni shumë durim dhe mund ta shtyni marrjen e vendimeve të rëndësishme për pak më vonë. Përdorni instinktet tuaja dhe gjithçka do të jetë mirë!
/News31