ZODIAC 26 Prill 2024, 18:23

Me mbylljen e Mërkurit në retrogradë, si do të jetë kjo periudhë për shenjat e Horoskopit?

Me mbylljen e Mërkurit në retrogradë, si do të jetë kjo

Retograda e Mërkurit, që nuk ka bërë gjë tjetër vecse na ka vështirësuar jetën javët e fundit, më në fund u mbyll ditën e djeshme dhe kjo do të thotë lajme të mira, vecanërisht për këto shenja të Horoskopit:

Dashi

Tani, munund të merrni frymë lirisht! Nuk keni pasur një fillim të lehtë të sezonit tuaj, se ju ra Retrograda "për pjesë", por tani mund të fillojnë të gjitha idetë, planet dhe gjërat që shpresonit t’i realizonit më herët në prill. Kjo është një kohë e shkëlqyer për t’u përqëndruar në qëllimet dhe ëndrrat tuaja.

Demi

Një situatë problematike, që ka qenë një sfidë e madhe për ju, do të fillojë të zvogëlohet dhe ju mund të filloni të ndjeni më pak stres. Një person që mund të ketë qenë një shpërqendrim për ju, mund të ketë më pak ndikim tashmë, ndërsa konsiderojeni këtë periudhë idealen për të shtypur butonin e rinisjes dhe për t’u përkushtuar ndaj një mentaliteti pozitiv.

Binjakët

Miqësitë dhe  mund të jenë ndjerë paksa të zbehta këtë kohë, megjithatë tani që retrograda e Mërkurit përfundoi, mund të shihni se puna juaj e palodhur po shpërblehet. Vullneti i mirë që keni "mbjellë" gjatë javëve të fundit, do të fillojë të tregojnë shenja shprese. Ju mund të merrni përgjigje nga njerëz nga të cilët keni pritur për një farë kohe tani dhe po ashtu, do të keni më shumë mundësi për t’u shoqëruar dhe për të hyrë në rrethin e brendshëm të një grupi që është i rëndësishëm për ju.

Gaforrja

Aspiratat tuaja të karrierës fillojnë të përmirësohen. Tani, në sektorin tuaj të punës, mund të ndiheni më produktivë dhe më të fuqizuar. Ofertat e punës mund të vijnë, ndërsa një projekt i ri që ka qenë në pritje mund të rikthehet sërish "në tavolinë". Nëse shpresoni të zgjeroni rolin tuaj të punës, mund të kërkoni më shumë përgjegjësi tani dhe të shihni rritje.

Luani

Qartësia mendore sapo ka ardhur për ju, veçanërisht tani që Merkuri është direkt në sektorin tuaj të filozofisë personale. Kjo është një kohë e mirë për të filluar përsëri të shkruani, apo nëse keni disa gjëra që dëshironi të eksploroni, kjo është koha për ta bërë. Mund të argëtoheni duke mësuar gjëra të reja.

Virgjëresha

Disa burime mund të kenë qenë të vështira për t’u aksesuar për ju gjatë këtyre ditëve, megjithatë tani që Mërkuri është në sektorin tuaj të parave të përbashkëta, mund të keni një goxha përparim. Mund t’ju jepet një lloj trashëgimie ose një partner mund të fitojë para, që përmirësojnë jetën për ju të dy. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të filluar kërkimin e huave, nëse e mendoni si zgjidhje. 

Peshorja

Gjërat në jetën tuaj të dashurisë mund të jenë ndjerë sikur nuk po shkonin ashtu siç i dëshironit, po tani që Mërkuri është i "drejtpërdrejtë", mund të shihni se si konfliktet do të zvogëlohen dhe do të keni më shumë mundësi për t’u lidhur me dikë që dëshironi ta njihni më mirë.

Akrepi

Ju pëlqen kur gjërat janë pikërisht ashtu siç do të dëshironit ju të ishin dhe tani bëhuni gati të përjetoni një nxitje energjie në rutinën tuaj të përditshme. Është një kohë e shkëlqyer për të mbushur orarin tuaj me gjërat që mendoni se nuk mund të arrini.

Shigjetari

Ju mund ta shihni veten gati dhe në gjendje këtë periudhë që të merreni me një projekt të ri krijues. Pas një qetësie në shprehjen tuaj artistike, provoni gjëra të reja. Shkoni në vende ku nuk keni qenë më parë. Nuk është e nevojshme të shpenzoni para!

Bricjapi

Jeta familjare do të përmirësohet. Bëni planet tuaja të udhëtimit dhe vazhdoni të shihni botën! 

Ujori

Pasi Mërkuri u largua nga retrograda, është një kohë e shkëlqyer tashmë për t’u marrë me email-et dhe format e tjera të korrespondencës që i keni lënë pas dore. Plotësoni dokumentet e nevojshme, si kërkesat për punë dhe do të keni rezultat! 

Peshqit

Është koha për të kursyer para dhe për të shpenzuar atë që keni me mençuri. Merkuri i drejtpërdrejtë ju lejon të përdorni disa nga aftësitë tuaja për të punuar në përmirësimin e buxhetit tuaj sepse më vonë, do të keni vërtetë nevojë. 

/News31