ZODIAC 19 Janar 2024, 20:27

Këto shenja të Horoskopit, nuk mund ta durojnë dot suksesin e të tjerëve!

Këto shenja të Horoskopit, nuk mund ta durojnë dot suksesin e

Tre shenjat e mëposhtme të Horoskopit, nuk kanë asgjë personale me ju, vetëm se çdo sukses që mund të arrini nuk e durojnë dot. Ndoshta bëhet fjalë për xhelozi, konkurrencë apo thjesht zili, gjithsesi ata do ju shikojnë me gjysmë syri dhe nuk mund të pranojnë që keni arritur diçka të rëndësishme. Madje e gjithë kjo nuk ka të bëjë me sukseset e tyre, sepse edhe ata mund të kenë arritur shumë, thjesht kështu janë dhe i shohim më poshtë: 

Akrepi

Akrepi është një person që vështirë se mund ta kuptoni se çfarë po mendon. Ai nuk e zbulon mendimin e tij të vërtetë, kështu që nuk mund ta dini nëse ai gëzohet vërtet për lumturinë dhe suksesin tuaj, apo nëse thellë brenda është xheloz dhe ju shikon me zili. E sigurt është se nga jashtë do t’ju tregojë gëzimin e tij, do t’ju buzëqeshë dhe do t’ju thotë fjalë mbështetëse dhe inkurajuese. Por çfarë po ndodh brenda mendjes së tij është tjetër çështje.

Shigjetari

Shigjetari vështirë se gëzohet për suksesin e të tjerëve sepse ata thjesht duan që gjithçka të jetë e tyre. Ajo që ai zakonisht bën është të përpiqet ta nënvlerësojë çdo arritje, duke vënë në dukje se ishte i gjithi fat dhe jo përpjekje, se nëse dikush nuk do të kishte ndihmën e dikujt, nuk do ta kishte bërë. Ka madje edhe raste kur ai mund të mashtrojë shumë lehtë dikë dhe ta çojë në dështim.

Peshqit

Peshqit i mashtrojnë lehtësisht ata që i rrethojnë, sepse është një person i urtë dhe nuk flet shumë. Por ajo që ndodh brenda tyre është diçka krejtësisht tjetër. Mund të jenë xhelozë dhe shumë konkurrues me njerëzit që po ia dalin mbanë ndërkohë që ata janë ende duke luftuar dhe nuk ja del. Gjithashtu, në mënyrë indirekte, përpiqen të nënçmojë çdo arritje të tjetrit. Mund të bëjë gjithçka në fuqinë e tyre për ta minuar atë dhe për t’i vënë pengesa në rrugën e tyre edhe nëse nuk kanë të njëjtin qëllim.

/News31