ZODIAC 30 Dhjetor 2023, 11:30

Çiftet e horoskopit që rrezikojnë të ndahen në 2024!

Çiftet e horoskopit që rrezikojnë të ndahen në 2024!

Ndarja asnjëherë nuk vjen papritur dhe zakonisht, problemet në lidhje ekzistojnë në marrëdhëniet e çifteve, megjithatë në këto cifte që do të shohim bashkë, cifte të Horoskopit, këto probleme do të intensifikohen në 2024 dhe me shumë gjasë do të përkthehen në ndarje. 

Planetet nuk i favorizojnë dhe do të sjellin le të themi "këputjen" përfundimtare, megjithatë mund ta marrin edhe si shenjë që ndoshta është koha që duhet të vazhdojnë dhe të rindërtojnë jetën e tyre me dikë tjetër, për të gjetur lumturinë dhe paqen që nuk e kanë pasur në lidhjen e përfunduar. Këto janë ciftet "fatkeqe" të 2024:

DEMI – AKREPI

Ata që i përkasin sidomos dhjetëditëshit të tretë të këtyre shenjave janë të prekur nga Urani dhe  do e shohin atë të sjellë ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre. Ndikimi i tij te Demi dhe Akrepi do të jetë shumë i madh dhe vendimtar. Tashmë këto dy shenja janë në kufijtë e tyre dhe marrëdhënia është e varur në fije të perit dhe në 2024 kjo fije mund të pritet përgjithnjë. 

LUANI – UJORI

Problemet në marrëdhënien mes Luanit dhe Ujorit kanë nisur prej kohësh, por fundin e lidhjes së tyre do t’ia japë sërish Urani, i cili do të hyjë në Ujor më 21 janar dhe nuk do të lërë "asgjë në këmbë". Ky planet (që s'është më pas planet) vjen për ta rrafshuar këtë marrëdhënie, thjesht sepse është e brishtë, ka probleme, është toksike dhe i lëndon të dy. Urani do të thyejë lidhjen dhe do t’i detyrojë të dy të arrijnë fundin në mënyrë që të gjejnë veten dhe të "rilindin nga hiri" i tyre, por në marrëdhënie të reja.

VIRGJËRESHA – PESHQIT

Virgjëresha dhe Peshqit do të kenë ndikimin e Saturnit këtë vit. Saturni do të jetë ai që do të përpiqet të vendosë pak rregull në kaosin e jetës së tyre dhe do të sjellë një krizë shumë të madhe në marrëdhënien e Virgjëreshës dhe Peshqve. Kështu, ky ndikim do të jetë tek Virgjëresha në fushën e marrëdhënieve dhe martesës dhe tek Peshqit në vetëbesimin e tij. Ka të ngjarë të ketë probleme, grindje, mosmarrëveshje, ftohtësi dhe ndarje.

/News31