Ekuinoksi i pranverës/ Çfarë do të ndodhë me shenjën tuaj të horoskopit?
Dimri i gjatë dhe i mundimshëm iku dhe nga sot, ose më saktë nga dje, ka nisur zyrtarisht pranvera, duke qenë se 19 marsi ishte edhe ekuinoksi i kësaj stine. Efektet e ekuinoksit, përvec luleve që celin, zogjve që këndojnë dhe diellit që shkëlqen, do t'i ndjejës secili prej nesh edhe në shenjat tona të Horoskopit, ndërkohë që mos harroni se nga nesër jemi edhe në sezonin e Dashit dhe cikli i tij, shenjës së parë astrologjike, miksuar me ekunoksion, mund të sjellë mjaft gjëra intresante. Le të shohim se si do të ndikojë "pranvera" në secilën prej shenjave tuaja:
Dashi
Meqë tani nis edhe cikli yt, gjëra të mëdha do të ndodhin në shenjën tënde, edhe nëse ndjen se nuk je gati për ndryshime kaq radikale. Mbaj në mend, durimi është çelësi, ndaj nëse po pret një mundësi për të fituar më shumë para ose për ndonjë mundësi tjetër të rëndësishme, gjatë këtij muaji do të vijë.
Demi
Ti ke qejf të mos jesh në qendër të vëmendjes, por ca gjëra kemi frikë se nuk i shmang dot. Këtë sezon thjesht rilidhu me natyrën, me ajrin e pastër dhe përfito sa më shumë nga begatia që do të sjellë pranvera.
Binjakët
Është momenti të dalësh nga flluska jote, që këtë dimër ka qenë më e "madhe" se asnjëherë. Lidhu me miqtë, fol me ta, bëj plane udhëtimesh sepse sidomos për këtë të fundit, shumë shpejt do të të vijë një mundësi e artë. Bëje këtë pranverë të paharrueshme, me histori që ja vlen të tregohen.
Gaforrja
Disa mundësi premtuese po vijnë drejt teje, por kujdes, mos i thuaj “PO” projekteve të reja, nëse nuk ke kohën dhe burimet e mjaftueshme për të bërë më të mirën. Ekuilibroji gjërat me të cilat do të përballesh këto kohë dhe rikujto që një person i vetëm, sado të përpiqet, nuk i bën dot të gjitha.
Luani
Ekuinoksi pranveror është një periudhë fantastike për të bërë një udhëtim me miqtë ose për të ndjekur një pasion të ri. Mos e kufizo veten dhe mos mendo shumë mbi situatat që s’i kontrollon dot, jeta është plot me mundësi, të cilat mund ta ushqejnë dhe ta mbushin shpirtin tënd aventurier!
Virgjëresha
Ti ke aftësinë që të arrish gjithçka që mendon dhe do, edhe pse ndonjëherë është e vështirë për ty dhe e harron shpesjt se sa i vlefshëm je për veten dhe shoqërinë. Por sërish, arrin të rikthehesh në identitetin dhe vlerat e tua dhe këto cilësi, edhe këtë pranverë, do të të ndihmojnë që të "kapërcesh malet" dhe të bësh më të mirën.
Peshorja
Do të punosh me marrëdhëniet në jetën tënde pa probleme dhe keqkuptime dhe kjo, mbi të gjitha, do të thotë se do ta kesh më të thjeshtë se kurrë që të heqësh nga jeta persona që s’të vlejnë më dhe nuk të shërbejnë në të ardhmen tënde.
Akrepi
Nëse po mendon të rifreskosh rutinën tënde, konsidero një ecje në natyrë apo një pushim të shkurtër, që mund të të ndihmojë të karikosh energjitë e tua. Lidhu me pranverën, që të ndihesh në harmoni me universin dhe veten.
Shigjetari
Nëse ke qejf dikë, bëj një gjest romantik që t’i tregosh ndjesitë e tua, për shembull në një takim special. Mos hezito ta vlerësosh personin tjetër sepse në fund, kjo mund të të çojë në një lidhje të lumtur. Mundësitë se si mund ta çmosh personin që ke në krah janë të pafundme, ndaj mos e limito imagjinatën.
Bricjapi
Pranvera është sezoni kur ti rigjallërohesh dhe jeton jetën tënde në maksimum. Nuk do të shqetësohesh se ç’thonë dhe ç’mendojnë të tjerët për ty, thjesht do përqendrohesh te gjërat që të pëlqejnë. Ke punuar shumë këto kohë, ndaj është momenti për një pushim.
Ujori
Është momenti perfekt që të ndihesh më i apasionuar për vlerat e tua dhe gjërat që ke qejf. Si një person që je ndër shenjat më inovatore të horoskopit, ti frymëzohesh dhe motivon komunitetin ku bën pjesë, ndaj ky është momenti yt! Ngrihu dhe shkëlqe!
Peshqit
Zëri yt do të dëgjohet dhe do të kumbojë më shumë se zakonisht. Përfito nga kjo, shprehe veten me vetëbesim. Ti ke fuqinë që të ndërmarrësh përsipër sfida që të dalin përpara. Beso në vlerat e tua dhe sigurohu që të dëgjohesh.
/News31