Disa shenja të Horoskopit janë më të prirura të përjetojnë "ngjarje të çuditshme" se sa të tjerat, cilat janë ato?
Nëse shpesh ju ndodhin ngjarje të cuditshme apo bëheni pjesë e tyre më shumë se të tjerët, ndoshta tek kjo mund të ndikojë edhe shenja e Horoskopit sepse besojeni ose jo, disa prej këtyre shenjave janë më të prirura se të tjerat për të qenë pjesë e këtyre ngjarjeve dhe një rol të madh për këtë luan energjia.
Cilat janë këto shenja të Zodiac-ut që më shpesh se të tjerat vihen përballë situatave jo edhe aq të zakonshme? I shohim bashkë:
Dashi
Si Dash, ju keni një aftësi të çuditshme për të ndjerë gjërat që do të ndodhin para se të ndodhin. Mund ta quani edhe intuitë, por gjithsesi kjo "dhuratë" është e rëndësishme sepse shpesh përjetoni ngjarje të çuditshme në jetën tuaj, qoftë edhe nga rastësia apo nga ajo që tërhiqni, ndërsa mund t'ju shërbejë të "parashikoni" se ku situata të caktuara mund t'ju cojnë. Këto "deja vu" ju përsëriten më shpesh se të tjerëve dhe prandaj ndonjëherë, mund të ndiheni edhe si të cuditshëm në krahasim me ta.
Shigjetari
Ashtu si Dashi, Shigjetari është një shenjë zjarri, që do të thotë se ata janë të guximshëm, të zgjuar, por edhe spontanë. Nisur nga kjo, kjo shenjë priret për të vepruar fillimisht dhe për të menduar më vonë, e udhëhequr nga instiktet. Gjithsesi, është e rëndësishme të mbani nën kontroll instinktet tuaja të zjarrta sepse karma mund të tundohet t’ju ndjekë dhe herët ose vonë ligji "shkak-pasojë" mund t'ju kthehet kundra. Prandaj nëse jeni lodhur nga situatat e cuditshme që bëheni pjesë, ndonjëherë duhet të mendoheni dhe më pas të veproni.
Peshorja
Ata që njohin ose janë afër një Peshoreje e kuptojnë se mund të jenë karizmatikë, por edhe kanë bindje të forta. Peshorja përfaqëson ekuilibrin dhe harmoninë në Zodiac, por edhe në jetë. Qëllimi i tyre është të jenë të drejtë dhe të barabartë, por teksa përpiqen për ekuilibër, herë pas here mund të bëhen gjykues. Po ashtu mund të reagojnë ose të bëhen mbrojtës më tepër se duhet dhe mund të verbohen nga natyra e tyre mbrojtëse duke gjykuar një person përpara se të dinë të gjithë historinë. Kjo energji gjykuese mund të jetë e dëmshme për një Peshore dhe për pasojë të sjellë edhe ngjarje apo situata jo fort të lehta apo të cuditshme. Prandaj është e rëndësishme të veproni me kujdes dhe të përpiqeni të ndaloni veten përpara se të nxitoni të gjykoni të tjerët.
/News31