NEWS 28 Nëntor 2023, 19:55

Grabitet argjendaria në Kamëz nga 3 persona të maskuar, Policia jep detajet!

Grabitet argjendaria në Kamëz nga 3 persona të maskuar, Policia

Një argjendari është grabitur sot në Kamëz, në rrugën "Nënë Tereza", nga persona të paidentifikuar, teksa informacionet paraprake nga vendngjarje zbuluan se bëhet fjalë për 3 grabitës. 

Të maskuar, ata kanë arritur të marrin disa bizhuteri floriri që kanë qenë mbi tavolinë, ndërsa punonjësit e argjendarisë kanë deklaruar para policisë se autorët nuk kanë mundur që të marrin para.

Ndërkohë edhe Policia ka dhënë informacionet e para lidhur me grabitjen , teksa sipas pas autoriteteve, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMË”.

Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda. Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

/News31