Dinamika/ Zbulohen emrat, kush është viktima në Dhërmi, autori e qëlloi me armë dhe u arratis
Lajmi është konfirmuar nga gazetarët e Top Channel Dorjana Bezat dhe Mikel Marsi. Policia bën me dije se po punohet insensivisht për të gjetur trupin e të riut, ndërsa autori dyshohet se është arratisur në drejtim të Greqisë.
Policia u vu në dijeni për ngjarjen pasi 31-vjeçari që punonte në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.
Pasi kanë marrë njoftimit, grupi hetimor kanë ka shkuar në hotel dhe ka kryer një sërë veprimesh hetimore, nga të cilat ka rezultuar se Novruzi është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga 43 vjeçari.
Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes, autori është larguar drejt Greqisë.
Ndërkohë nuk dihen ende se ku ndodhet trupi i të riut, ndërsa janë shoqëruar deri në këto momente për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.
Nga tërësia e veprimeve të deritanishme policia dyshon se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.
Burimi: Top Channel