Sipas fjalorit të famshëm, kjo është fjala e vitit 2023!
Në një njoftim që tashmë është bërë traditë, fjalori i famshëm Merriam-Webster, ka shpallur edhe fjalën e vitit 2023, ndryshe fjalën që ka qenë e pranishme kudo këtë vit dhe që pasqyron, në një farë mënyre, kohërat ku jetojmë.
Sipas Merriam-Webster kjo fjalë është: autentik/e, teksa sipas fjalorit të famshëm, gjatë gjithë muajve të këtij viti ka pasur një numër të madh kërkimesh në lidhje me përkufizimin e tij, më shumëse cdo vit tjetër, kjo fjalë rritjes së historive dhe diskutimeve rreth inteligjencës artificiale, identitetit dhe rrjeteve sociale.
Nëse nuk e dini, autentik ka disa përkfizime si nga më i thjeshti: "jo e rreme apo imitim" dhe tek ai pak më "i thelli": "i vërtetë me personalitetin, shpirtin apo karakterin e dikujt". Një arsye më shumë për kërkimin e kësaj fjale, ka qenë përdorimi i saj nga të famshmit si Sam Smith dhe Taylor Swift, të cilët u kanë kërkuar fansave të tyre të "gjejnë veten e tyre autentike” apo "atë cfarë janë në të vërtetë".
Ndërkohë, kujtojmë se vitin e shkuar, sipas të njejtit fjalor, fjala e vitit ishte: gaslighting. Në shqip nuk ka një fjalë të ngjashme, por është përkufizimi i "ta bën mendjen corap", për mos thënë një fjalë tjetër.
/News31