LIFESTYLE 16 Nëntor 2023, 14:18

Instagram prezanton risinë që me siguri do t'ju pëlqejë të gjithëve!

Instagram prezanton risinë që me siguri do t'ju pëlqejë

Rrjeti social Instagram ka zgjeruar funksionin “Close Firends” nga Storie dhe Notes në publikimet në Reels.

Përdoruesit e Instagram tani mund të zgjedhin të ndajnë postimet e tyre dhe Reels me një grup më të vogël njerëzish të cilëve u besojnë më shumë në vend të të gjithë ndjekësve të tyre.

Duke zgjeruar “Miqtë e ngushtë” në Reels dhe postimet e furnizimit, zhvilluesi shpreson t’u ofrojë përdoruesve më shumë mënyra për të qenë vetvetja në Instagram.

Ndarja e Reels dhe postimeve vetëm me miqtë e ngushtë është mjaft e thjeshtë. Kur një përdorues krijon një postim, ai duhet të klikojë butonin Audience, më pas të zgjedhë opsionin Close Friends dhe në fund të shtypë butonin Share.