Hidhet në treg Ai Pin, paisja që mendohet se do të zëvendësojë smartphone-ët!

Nëse nuk e keni dëgjuar më parë, Humane, është padyshim një nga start-ups më të reklamuar të Silcon Valley, një kompani që pritet të ndryshojë teknologjinë dhe mënyrën si komunikojnë njerëzit dhe këtë mesa duket do përpiqen ta nisin që me paisjen e parë që e kanë hedhur në treg tani. Po flasim për Ai Pin, një platformë software që funksionon si një paisje e pavarur dhe që pritet të zëvendësojë krejtësisht smartphone-t, sigurisht nëse do të jetë i suksesshëm.
Drejtuesit e Humane, që janë dy ish-punonjës të Apple, Imran Chaudhri dhe Bethany Bongiorno, e kanë prezantuar Ai Pin si të ardhmene teknologjisë, teksa baza e kësaj paisje është bashkëveprimi me modelet e mëdha gjuhësore dhe jo me aplikacionet sic jemi mësuar deri më tani. E reja e kësaj paisje është se për të komunikuar me dikë nuk keni më nevojë të shkruani vetë, vetëm të flisni, ndërkohë që ka edhe disa vecori të tjera mjaft interesante, për t'jua bërë jetën më të thjeshtë:
1.Ai Pin nuk ka ekran si smartphone-t, por ju do jeni në gjendje të ndërveproni me botën përreth. Megjithatë, në momentet që do të keni nevojë për pamje vizuale, për funksionalitete të cakuara, mund të projektoni një ekran në dorën tuaj, teksa Ai Pin mund ta bëjë këtë të mundur përmes lazerit.
2.Menuja kryesore e paisjes është përmes audios, ndërsa edhe mesazhet mund t'i coni përmes komandave zanore, thjesht duke zgjdhur një person në listën e kontakteve dhe duke folur. Pra do të jetë mjaft e thjesht të dërgoni mesazhe dhe e-mails.
@one37pm One of Silicon Valley's most hyped tech startup, @hu.ma.ne, just dropped its first consumer device. It's called the Ai Pin and it is a standalone device and software platform build from the group up for AI. This pin comes integrated with ChatGPT and communicates with users via voice assistance and/or buy projecting an image onto the users palm. The companies founder see this as a future replacement for smartphones but we are not exactly sure how to take selfies with this thing. What are your thoughts? #humane #ai #chatgpt #artificialintelligence #tech ♬ original sound - ONE37pm
3.Dicka tjetër me të cilën Ai Pin mund t'ju ndihmojë janë ushqimet, pasi për shembull mund të shohë një ushqim në dorën tuaj dhe t'ju thotë sa kalori apo proteina ka, por gjithsesi mund të mos jetë 100% i saktë.
4.Sigurisht, mund t'ju ndihmojë shumë me përkthimet në kohë reale, pasi njeh menjëherë një gjuhë dhe mund t'jua përkthejë mjaft lehtësisht. Ndërkohë, ndryshe nga Siri apo Alexa që keni në smartphon-e, Ai Pin nuk i dëgjon në mënyrë pasive fjalët tuaja (dhe më pas i përdor informacionet për reklama), por ndizet dhe aktivizohet vetëm kur doni ju.
Sa kushton? Deri më tani, cmimi zyrtar është 699 dollarë dhe Humane do të fillojë të marrë porosi nga nesër, 16 nëntor, ndërsa do nisë shpërndarjen në vitin 2024.
/News31