GOSS-BIZ 20 Nëntor 2023, 16:52

Veprimi i fundit i Lori Hoxhës tregon nëse ka "krisje" në raportin mes saj dhe Arbana Osmanit!

Veprimi i fundit i Lori Hoxhës tregon nëse ka "krisje"

Zërat që Arbana Osmani nuk do ta drejtojë "BBVIP" këtë sezon po qarkullojnë më shumë se asnjëherë më parë, teksa vetë moderatorja së fundmi ka qenë mjaft e zënë me biznesin e saj të ri, duke siguruar fansat se do ta shohin sërish së shpejti në ekran, por duke mos bërë me dije detajet. 

Për shumë media, nga burime të ndryshme pranë Top Medias, është thënë se arsyeja përse Arbanën mund të mos e shohim në drejtimin e reality show-t, është një krisje e marrëdhënieve mes saj dhe drejtuesëve të televizionit, më saktësisht Lori Hoxhës dhe Sara Hoxhës. E ndërsa raportime të ndryshme flasin për debate apo sherre, një postim i fundit i Lorit "hedh dritë" në lidhje me marrëdhënien e tyre, 

Kështu producentja ka postuar një foto, ku shfaqet me një gotë nga restoranti i ri i Arbanës, të cilit me gjasë ja keni mësuar tani emrin, teksa promovon biznesin e ri të moderatores dhe tregon se të paktën "krisje" mes tyre nuk ka. 

Veprimi i fundit i Lori Hoxhës tregon nëse ka "krisje"

Në fakt edhe postimet e fundit të Osmanit nga Top Channel mund ta vërtetojnë këtë, teksa tani presim të kuptojmë nëse do prezantojë ose jo "BBVIP". 

/News31