NEWS 7 Qershor 2024, 15:34

U vra nga pronari, gjendet në përroin e Gjipesë trupi i recepsionistit të hotelit në Dhërmi

U vra nga pronari, gjendet në përroin e Gjipesë trupi i

Trupi i pajetë u gjet në përroin e Gjipesë mes Vunoit dhe Dhërmiut. Bashkëpronari i hotelit në Dhërmi e ka qëlluar 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi me dy plumba në shkallët e hotelit ku ai punonte si recepsionist.

Më pas autori Geraldo Shehu i ka kërkuar dy punëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, për t’i sjellë qese dhe për ta futur në bagazh.

Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri tjetrin, më pas e ka vrarë ndërsa motivet ende nuk janë të qarta.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Dhërmi, ku recepsionisti i një hoteli u vra me armë zjarri pak minuta pas mesnatës së 6 qershorit, rreth orës 00:30. Viktima është Eraldo Nevruzi, 31-vjeç nga Tirana. Ndërsa autori është identifikuar si Gerald Shehu, nga Tepelena, banues në Angli. Shehu është bashkëpronar i hotelit ku ndodhi krimi.

Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë. Ai dyshohet se doli nga hoteli rreth orës 01:00, por u kap në Korfuz.

Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

Burimi: Top Channel