Robert Pattinson do të bëhet baba për herë të parë!
Robert Pattinson, "fiksimi" juaj i adoleshencës dhe ylli i "Batman" dhe partnerja e tij Suki Waterhouse do të bëhen prindër për herë të parë. Në fakt, pritja e ëmbël përflitej prej disa kohësh, teksa këngëtarja e njohur ka konfirmuar gjithcka në performancvn e fundit në "Corona Capital".
Para se të niste të këndonte, Suki tha: “Vendosa të vesh disa gjëra të shndëritshme sepse mendova se do t’ju shpërqendronte nga diçka tjetër që po ndodh, por s'e di sa do ja dal."- ndërsa drejtoi gishtin nga barku i rrumbullakosur që shfaqej qartë në veshjen që kishte zgjedhur.
“I decided to wear something practically sparkly today to try to distract you from something else thats what’s going on. I'm not sure if it’s working”
— dose of suki waterhouse (@doseofsuki) November 19, 2023
WE ALL KNEW BUT ITS OFFICIAL NOW, She’s SO MOTHER!????✨???? pic.twitter.com/xGEZHbQume
U duk në fakt se aktorja e këngëtarja britanike kishte zgjedhur me qëllim një fustan të shkurtër me xixa, për të konfirmuar shtatzëninë, teksa fansat e cifti mezi e kishin pritur këtë moment.
Suki, 31 vjeç dhe Robert, 37 vjeç, (sa shpejt që kalon koha), janë shumë të lumtur që do të bëhen prindër, ndërsa dyshja kanë 5 vite të lidhur bashkë dhe janë kujdesur që cdo detaj nga marrëdhënia ta mbajnë sa më private. Ata dolën publikisht në tapetin e kuq në dhjetor 2022, në shfaqjen e "Dior" në Egjipt.
/News31