GOSS-BIZ 10 Qershor 2024, 18:10

Po performonte live në skenë, Eleni Foureira ngacmohet seksualisht nga djali i miliarderit grek

Po performonte live në skenë, Eleni Foureira ngacmohet seksualisht nga

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, u përballë me një situatë aspak të këndshme, me 37-vjeçaren që u ngacmua seksualisht nga djali i miliarderit të njohur grek, Evangelos Marinakis.
Në videot e bëra virale në rrjet, shihet se djali i Marinakis kap Foureira në mënyrë të papërshtatshme, ndërsa këngëtarja përpiqet të përfundojë këngën e saj dhe njëkohësisht përpiqet të largohet prej tij. Më pas, këngëtarja shqiptare spërkatet me shampanjë nga miqtë e Marinakis. Pas kësaj ajo largohet nga skena për t’u rikthyer pas 30 sekondash ku Marinakis fillon të flasë në anglisht dhe thotë se bashkëshorti i Elenit është vëllai i tij, duke lënë përshtypjen se janë miq.

Gjatë debatit midis këngëtares dhe djalit të miliarderit u tha:

Eleni: Prit të këndoj unë… Shikoni është shumë e bukur e gjithë kjo, por unë në këto momente po mundohem të punoj. Sapo më hodhët shampanjë në sy dhe kjo nuk është gjë e mirë. Do këndoj dhe një këngë dhe do e mbyllim, më vjen keq. Një sekondë i dashur (i drejtohet djalit) nuk e ke fajin ti. Një herë tjetër që gjërat të jenë më mirë.

Marinakis: Unë çfarë të bëj domethënë? Unë e hëngra jo ti.

Evangelos Marinakis zotëron klubet e futbollit Olimpiacos dhe Nottingham Forest si dhe rrjetet televizive greke Mega Channel dhe One Channel. Për këtë arsye besohet se lajmi nuk është pasqyruar në mediat greke.

Eleni Foureira u bë e famshme me këngën “Fuego”, e cila përfaqësoi Qipron në “Eurovision 2018”, duke u renditur e dyta pas Izraelit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)