Mungesa e tij në "DWTS Fun Club" u komentua shumë, Elvis Pupa tregon arsyen!
Javën e shkuar Elvis Pupa u bë pjesë e një "mini-drame", teksa vendosi që pas eleminimit nga "DTWS" të mos paraqitej në "Fun Club'-in e drejtuar nga Kiara Tito. Kjo mungesë shkaktoi pakënaqësi në studio, të paktën kështu u duk, me moderatoren që u shpreh se Elvisi ka njoftuar vetëm në momentin e fundit që nuk do ishte, ndërsa më i "mërzitur" për këtë u shfaq Albi Nako që e cilësoi si një "veprim të frustruar" atë të aktorit.
Megjithatë, ditën e djeshme, pikërisht në "Fun Club", Pupa ka sqaruar arsyet e mungesës, ndërsa nëpëmjet një video-mesazhi tha se të dielën e shkuar nuk ishte mirë fizikisht, ndërsa këtë herë ndodhet në Itali, në një event për shqiptarët. Ndërkohë në lidhje me eksperiencën në programin e kërcimit dhe eleminimin tha:
“Ju përshëndes të gjithëve. Unë për veten time e kam shijuar, aty e zbulova që kërcimin e bëkam vetëm për qejf. Kur më thonë bëje kështu me rregulla, nuk qenka gjëja ime, nuk e ndjej shumë sepse të mbash mend hapat, pastaj, t’i numërosh ato…Unë jam mësuar t’i çoj këmbët ku më thotë muzika dhe ku të më çojë ritmi, por gjithsesi ia besoj profesionin balerinëve që qenka shumë i vështirë, shumë impenjues dhe ju uroj të gjithëve më të mirën. Unë do jem në skenë gjithmonë kur të kem diçka për të dhënë."
Pra le të themi që nuk ka vend aspak për drama, as nga Visi, ashtu edhe nga balerina e tij, Jora, e cila nga eleminimi u shfaq disi e zhgënjyer, por gjithcka duket mirë tani. /News31