GOSS-BIZ 20 Nëntor 2023, 10:16

Moderatori i njohur konfirmon pjesëmarrjen në “BBV3”?

Moderatori i njohur konfirmon pjesëmarrjen në “BBV3”?

Pas një pause me daljet televizive, ditën e djeshme moderatori Meriton Mjekiqi është rikthyer në një intervistë për “E diell”. Ai ka ndarë detaje të ndryshme mbi jetën e tij personale dhe profesionale.

Në këtë intervistë Meritoni u pyet edhe në lidhje me formatin “Big Brother Vip” në Shqipëri, ku moderatori është përfolur si një emër i mundshëm. I pyetur për këto aludime, ai u shpreh:

“Mbetet të shihet”, duke lënë kështu dyshime se edhe mund të jetë pjesë e këtij formati këtë vit.