GOSS-BIZ 20 Nëntor 2023, 18:17

Krijimi më i bukur i Rihanna-s dhe ASAP Rocky-t nuk ka të bëjë as me muzikën e as me veshjet!

Krijimi më i bukur i Rihanna-s dhe ASAP Rocky-t nuk ka të

Rihanna dhe ASAP Rocky, përpara dhe gjatë kohës që janë bashkë, kanë pasur bashkëpunime si në muzikë, ashtu edhe në krijimet e tyre për markat e ndryshme, megjithatë për reperin krijimi më i bukur që cifti ka bërë janë padyshim 2 kryeveprat e tyre, fëmijët. 

I pyetur në promovimin e koleksionit të tij me Puma-n, pikërisht për krijimin më të bukur me partneren, reperi tha: “Unë mendoj se puna më e mrekullueshme është bërja e fëmijëve. Besoj se janë krijimet më të mira deri më tani. Nuk ka asgjë më të mirë. Çdo dizajn…mendoj se nëse një dizajner i ri vjen dhe na ndihmon, një dizajner “fantazmë” i quajtur Zot, që i jep formë gjithçkaje. Ne kemi engjëjt tanë të bukur dhe ky është bashkëpunimi ynë më i mirë”.- edhe pse duhet thënë që ku vjen fjala për modën, dyshja ose secili prej tyre, kanë disa koleksione vërtetë fantastike. Por sigurisht, asgjë para fëmijëve për ASAP 


Kujtojmë që Rocky dhe Riri janë prindër të dy djemve, RZA, 1 vjeç e gjysmë dhe Riot Rose, 3 muajsh, teksa cifti është më i lumtur dhe më i frymëzuar se kurrë për krijimin e gjërave të reja. /News31