GOSS-BIZ 17 Nëntor 2023, 21:54

Incident i rëndë në "Dancing With the Stars", Erisa Govaçi detyrohet të ndërpresë garën, konkurrentët reagojnë të emocionuar!

Incident i rëndë në "Dancing With the Stars", Erisa

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë provave të "DWTS" së fundmi, teksa balerina profesioniste, Erisa Govaci, ka pësuar një dëmtim që e ka detyruar të ndërpresë garën. Kështu, gjatë një prove me Eni Shehun, partnerin "e ri" që e kishte vetëm këtë javë, ajo është rrëzuar duke dëmtuar kurrizin dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm, 

Në klipin e transmetuar në nisje të spektaklit të sotëm, tregohet momenti i incidentit dhe reagimi i Enit, i cili i prekur tha se kisthe menduar më shumë se njëherë ta linte garën edhe ai, duke u ndjerë kështu "fajtor" për ngjarjen. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)

Ndërkohë, në skenë, ka reaguar edhe Sardi Strugaj, partneri "i përhershëm" i Erisës, i cili po ashtu gati në lot, tha se përvecse i vjen keq për ngjarjen dhe incidentin, atij do t'i mungojë pasi ishte partnerja perfekte deri më tani. Po ashtu, ai i dedikoi edhe kërcimin e parë, që hapi edhe programin sot, e që e performoi me Odetën. 

Në një lidhje direkte, ishte edhe vetë Erisa, e cila në lot foli për incidentin dhe ju drejtuar edhe Enit e Sardit, duke i siguruar që është mirë e do të luftojë që të rikthehet më energjike se më parë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)

Nga ana tjetër, rregullat e programit thonë se Sardi duhet të vazhdohë konkurimin me një tjetër partnere, që do të jetë Enca, edhe pse sërish këngëtari u shpreh se Erisa nuk mund të "zëvendësohet" dhe ka qenë shumë e rëndësishme për të gjatë këtij rrugëtimi, deri më tani mjaft i suksesshëm. Sa i takon balrinës, asaj i duhet të marrë trajtim për 6 javë dhe me shpresë, do mund ta shohim në skenë në natën finale. 

Shërim të shpejtë Erisa dhe sa më shpejtë duke bërë gjënë që do më shumë, kërcimin! 

/News31