GOSS-BIZ 28 Nëntor 2023, 18:29

Edhe Rita Ora i bashkohet urimeve (në shqip) për 28 Nëntorin!

Edhe Rita Ora i bashkohet urimeve (në shqip) për 28 Nëntorin!

Në festën e 28 Nëntorit, Ditës tonë të Pavarësisë, nuk mund të mungonte as urimi i Rita Orës, e cila njejtë si Dua Lipa më parë ka zgjedhur që të përdorë edhe gjuhën shqipe. 

Kështu, Rita, e cila ndodhet në fakt në Kosovë bashkë me një pjesë të familjes dhe bashkëshortin Taika Waititi dhe që dje festoi datëlindjen në atdhe, sot ka zgjedhur që Pavarësinë ta urojë nëpërmjet disa postimeve. Fillimisht në InstaStory, na tregoi "këpucët e kuqe" që kishte zgjedhur për festime, ndërsa bëri edhe një urim në anglisht, për të gjithë ndjekësit anglishtfolës.

Edhe Rita Ora i bashkohet urimeve (në shqip) për 28 Nëntorin!

Edhe Rita Ora i bashkohet urimeve (në shqip) për 28 Nëntorin!

Më pas, postoi himnim kombëtar dhe urimin në gjuhën shqip, bashkë me flamurin kuq e zi. 

Edhe Rita Ora i bashkohet urimeve (në shqip) për 28 Nëntorin!

Nga ana tjetër, postoi edhe disa foto nga darka e mbrëmshme me Presidenten Vjosa Osmani dhe disa artistë të tjerë, teksa ra në sy shqiponja që ka bërë me bashkëshortin e saj, i cili tashmë mund të quhet "Shqiptar i vërtetë", pasi mësoi të bënte shenjën e shqiponjës me duar. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Gjithcka shumë e bukur nga Rita, e cila kujtojmë se vitin e shkuar ishte në Shqipëri në këtë datë, për të festuar me një koncert pikërisht Pavarësinë. 

/News31