GOSS-BIZ 5 Korrik 2024, 14:18

“Duhet me ngel shtatzënë për tu bërë kaq seksi”, komenti Eglës merr vëmendjen tek postimi i Sara Gjordenit

“Duhet me ngel shtatzënë për tu bërë kaq

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP3”, Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Përmes postimeve në rrjetet sociale ata kanë zbuluar se do të bëhen prindër të një vajze dhe janë shumë të lumtur.

Ndërkohë Sara është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme, ku nuk mungojnë as ato ku tregon barkun e rrumbullakosur.

Një ditë më parë, ajo ka publikuar në “Instagram” disa imazhe ku shfaqet së bashku me partnerin e saj. Postimi në fjalë ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente.

Por komenti që ka marrë vëmendjen më të madhe është ai i fitueses së BBV3, Egla Ceno.

“Duhet me ngel shtatzënë për tu bërë kaq seksi mi Sara”, është komenti i aktores së njohur, të cilës Sara i ka kthyer përgjigje:

“Zoti Barëdhi e ka fajin, unë isha në punën time”.

Kujtojmë se kur këngëtari i njohur dhe Sara zbuluan se do të bëhen prindër të një vajze, Ceno postoi një video në “Instastory” ku uronte çiftin dhe mesa duket vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mirë.